Dani Alves dhe Neymar

Neymar i vjen në ndihmë Dani Alves-it, paguan 150 mijë euro për shpenzimet e seancave gjyqësore dhe i siguron një avokat

9 Janar, 21:00| Përditesimi: 9 Janar, 22:52

  • Share

Prej rreth një viti ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është i arrestuar në burgun Brians 2 në Barcelonë nën akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze 23 vjeçare.

Në lidhje me këtë rast, Alves do të dalë në gjyq më 5 shkurt. Por braziliani ka një borxh prej 150 mijë eurosh që lidhet me shpenzimet e seancave gjyqësore. Në rast të një pagese të kësaj shume, Dani Alves mund të ketë një zbutje të dënimit. 

Sipas mediave braziliane, i gjendur në këtë situatë, Dani Alves i ka kërkuar ndihmë miku të tij Neymar për ta ndihmuar me shumën e 150 mijë eurove. 

Ish-shoku i tij i skuadrës, i ka ardhur në ndihmë duke i dhuruar 150 mijë euro dhe gjithashtu Alves ia ka besuar mbrojtjen e tij ligjore Gustavo Xistos, një avokat i besuar i kompanive të babait të “O Ney”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?