Neymar

Neymar kërkon të blejë klubin ku u bë i famshëm

13 Prill, 14:58
  • Share

Vitin e kaluar, për herë të parë në historinë e pasur të trofeve, Santos në Brazil u rrëzua nga elita e futbollit në vendin e Amerikës Latine. Klubi i cili përfaqësohet nga emri i legjendës Pele, tanimë duket se e ka gjetur shpëtimtarin.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Al Hilal, Neymar. I dalë nga moshat e skuadrës, braziliani në 2013 kaloi për 88 milionë euro nga Santos te Barcelona dhe tanimë po mendon të bëhet presidenti i Santos.

Një ndër futbollistët me të ardhurat më të shumta në botë, Neymar duket se do shpëtojë klubin që i besoi dhe i ndryshoi jetën duke i dhënë mundësinë e një fanelle titullare.

130 milionë euro është borxhi i Santos, me Neymar që veç kësaj shifre kërkon të investojë dhe të bëhet aksioneri kryesor i klubit. Sipas medieve braziliane, Neymar synon të bëjë të njëjtën gjë siç bëri ish-sulmuesi legjendar Ronaldo Nazario me Cruzeiron në 2021.

Ronaldo bleu klubin pasi zbriti një ligë më poshtë për 80 milionë euro, duke marrë 90 përqind të aksioneve dhe vetëm nëntë muaj më vonë e ktheu skuadrën në një kategori më të lartë.

Neymar aktualisht ka një kontratë në Arabinë Saudite me Al Hilal dhe fiton 100 milionë euro në sezon, ndaj me siguri ka disa kursime për të përballuar blerjen e klubit të tij të dashur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?