Nezihat Stermasi

Nezihat Stërmasi gruaja e legjendës bardheblu feston 100 vjetorin e ditëlindjes së saj

22 Shtator 2020, 14:13| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 14:16

  • Share

Nezihat Stërmasi ka festuar ditën e sotme 100 vjetorin e lindjes së saj. Ajo njihet si bashkëshortja e legjendës bardheblu Selman Stërmasi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të nipit të saj, fotoreporteri Armand Babani i ka uruar ditëlindjen e gjyshes së tij.

 “Nezihat STERMASI (Petrela) plot 100 Vjec sot, Gjyshja ime, qe i uroj shendet e miresi, atë qe e ka me shumicë!”- shkruan Babani.

Nezihat Stermasi ka qenë vetëm 14 vjeçe kur u njoh me Selman Stërmasin nëpëmjet miqësisë së dy familjeve. Pas tre viteve fejesë ata kanë bërë një dasmë të madhe, që u komentua në atë kohë.

Selman Stërmasi ishte një futbollist, trajner dhe president i skuadrës KF Tirana dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm.

Gjatë viteve 1990 Stërmasi u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dha emrin Selman Stërmasi stadiumit të dytë më të madh në Tiranë: Stadiumi "Selman Stërmasi".

Në 1934 ai doli kampion në kërcim së larti (1.71m).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?