Ekonomi

Nga 1 janar 2026 nis rivlerësimi i pronave, tatimi do të jetë 5%! Përfitojnë bizneset, por edhe banesat në proces legalizimi

23 Korrik, 16:42| Përditesimi: 23 Korrik, 23:00

  • Share

Rivlerësimi i ri i pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 30 shtator 2026. Ministria e Financave ka hedhur për Konsultim Publik projektligjin e ri për rivlerësimin e pronave që parashikon përafrim të vlerës së pronave me çmimet e tregut. 

“Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme kanë të drejtë që, nga data 1 Janar 2026 deri në datën 30 shtator 2026, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë procesuar brenda datës 30 shtator 2026, konsiderohen si objekt rivlerësimi sipas këtij ligji, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet deri në datë 31 dhjetor 2026”, thuhet në projektligj. 

Për rivlerësimin e pronave të paluajtshme propozohet që tatimi të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.

Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 1000 euro. 

Rivlerësim të pronës, apartamentit, apo truallit nuk do të bëjnë vetëm qytetarët por edhe bizneset, po me normë tatimore 5%. Përfitues të këtij procesi do të jenë edhe ata individë që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë por për këtë rast procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për rastet e parashikuara në këtë nen përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive kishte normë tatimore 3% dhe nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, dhe buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.

TATIMI PËR SHITJEN E PRONAVE
Vlera fillestare              100 mijë euro
Vlera pas shitjes          120 mijë euro
Tatimi                            20.000*15%=3 mijë euro
 TATIMI PAS RIVLERËSIMIT TË PRONAVE
Vlera fillestare                      100 mijë euro
Vlera pas rivlerësimit           120 mijë euro
Tatimi                                    20.000*5%= 1,000 euro

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aneta: 25/07/2025 16:04

    E KENI gabim llogaritjen.Per te rivleresuar pronen,deri tani paguhej 3% differences se cmimeve(vlera fillestare 100 000,vlera aktuale120 000 . Pra 20 000 × 3% =600 €,). Tani behet 5% ,pra do te paguhet 1000€,400 € me shume.15% eshte tatimi ne qofte se nuk ke bere rivleresimin dhe eshte mbi vleren aktuale (120 000 ×

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?