Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm të vetë-punësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim, në varësi të të ardhurave të tyre, ndërkohë që së fundmi është publikuar në fletoren zyrtare udhëzimi i cili përmes shembujve konkretë përcakton mënyrën se si do të taksohen kategori të ndryshme.
Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.
Në udhëzimin e Ministrisë së Financave sqarohen me shifra se sa tatim do të paguaj kjo kategori, duke dhënë si shembull se të gjithë të vetë-punësuarit që deklarojnë fitim të 12 milionë lekë do të paguajnë 15% tatim ose 1.8 milionë lekë.
Shembulli tjetër është për ata që kalojnë pragun prej 14 milionë lekësh.
Konkretisht nëse një i vetëpunësuar deklaron fitimin e tatueshëm 20 milionë lekë do të paguaj 23% tatim ose e përkthyer në vlerë 3.48 milionë lekë tatim.
Një vendimmarrje e tillë u ndërmor nga Ministria e Financave për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.
Për shembull, nëse një dentist i punësuar është i detyruar të paguajë tatim mbi pagën që merr, dentisti i regjistruar si person fizik nuk paguan tatim por vetëm paguan vetëm sigurimet shoqërore.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri janë mbi 8 mijë persona fizik që ofrojnë shërbime (kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë dhe avokatë).
Ndryshimet ligjore për tatimin e profesioneve të lira të cilat deri më tani nuk janë tatuar u miratuan në Kuvend në mars të këtij viti.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Prandaj po ikën i gjithë populli drejt gjermanisë
PërgjigjuShum Mire ja kane bere Per ato qe duan te jetojn ne Kete vend te mallkuar super me behet Qjefi
PërgjigjuUne profesion i lire qe paguaj taksa bashkie, financiere, do paguaj 15% qe ne faturen e parw. Dikush pa NIPT fare, individ, paguan njesoj 15% pa keto havalet e taksave e financiereve e auditeve. Kaluam nga 0 ne 15%. Te pakten ta bente me fasha ose progresiv ne vite.
PërgjigjuI prene me sepate: 15 dhe 23% fashat
A po aspironi te hyni ne BE? Kjo eshte Europa.
PërgjigjuGjermani Gjermani
PërgjigjuE hengri dhe biznesi i vogel qe mban familjen me buke. Nuk duhet te pikoje per asnje njeri vec resorteve dhe koncesioneve. Vazhdoni me gjakpirje.
PërgjigjuSi ishte ajo e biznesit to vogël me taksë zero? Uahahahahahja
Përgjigju