TIRANË- Duke nisur nga data 1 korrik, do të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor. Ishte ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca që dha lajmin e mirë, i cili vjen pak ditë pas Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Soreca thekson se ky është një investim i BE, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
"Nga 1 korriku hiqen tarifat Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërisë. Duhet të keni diçka në mendje: Të keni celularin me bateri plot", shkruan Soreca.
Tarifa roaming është një detyrim financiar që paguan çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming janë shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të cdo vendi të rajonit të Ballkanit.
Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë. Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është zyrtarizuar me 1 korrik 2021.
Keto jane lajme per tu vlersuar…….bravo!!!!!!!!
Përgjigju