Nga 1 Prilli rriten pagat policëve bashkiakë të Tiranës! Veliaj: Janë të parët kudo, edhe aty ku humbet një fëmijë, por janë të fundit që shpërblehen 

17 Mars 2023, 18:59| Përditesimi: 18 Mars 2023, 10:34

  • Share

Nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai vlerësoi punën e uniformave të Policisë Bashkiake, të cilët tha Veliaj vetëm gjatë ditës së verës arritën të gjejnë 2 fëmijë të humbur në Tiranë të cilët më pas i bashkuan me prindërit e tyre. 

“Ka ardhur koha që pas kaq vitesh ata njerëzit që strapacohen më shumë, që hanë më shumë të sharat, edhe për fajin tonë dhe për këtë kërkoj ndjesë, të shpërblehen. Kur shoh që humbet një fëmijë në Tiranë, “Dita e Verës”, pafund njerëz në shesh dhe për 1 orë jo vetëm që gjendet fëmija dhe pushon së qari, - është gjithmonë një zonjë aty që arrin edhe nga ana psikologjike ta qetësojë sa të vijnë prindërit, - por brenda orës gjenden prindërit edhe në qoftë se janë në një periferi, nëse e kanë harruar, apo në qoftë se i ka marrë ajo vala e entuziazmit. Në gjithë “Ditën e Verës” me 100 aktivitete kishim dy raste që brenda pak minutash arritëm t’i gjenim. Kështu që, Policia Bashkiake, përveç atyre që nuk duan rregull dhe nuk duan që Lamboghini, apo Ferrari i tyre të ketë gjobë, se ndryshe këta të çojnë tek këto portalet e gjobave, bën një punë të admirueshme,” tha Veliaj. 

Kryebashkiaku u shpreh se trupa e kësaj policie ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë në vite, duke veçuar faktin se në të kanë hyrë edhe mjaft gra e vajza. 

“Policia Bashkiake ka ndryshuar 70% të trupës, se nuk po them që gjetëm një trupë të shkëlqyer, kështu që aty ku trupa, ose polici bashkiak bën gabim, ikën. Por aty ku polici ka të drejtë, ku as po e dhunon atë që shet në rrugë, por me mirësjellje po i thotë, “të lutem tek tregu që është ja atje, 20 metra”, ku ndihmon fëmijët që humbasin, ku ndihmon disiplinimin e qytetit, tani të vetmit njerëz që ankohen për parkingjet, janë të njëjtit njerëz që ankohen edhe përse më vë gjobë. Epo tani në qoftë se ia zë në trotuar, apo bllokon hyrjen e pallatit, patjetër që do marrë gjobë. Por unë jam analist i madh dhe në darkë do ankohem për këtë. Po ankohu ku të duash. Policia bashkiake e bën me shumë dinjitet këtë punë dhe fakti që sot kemi 100 vajza në Policinë Bashkiake, - Policia Bashkiake kur unë kam ardhur këtu në 2015-ën, kishte vetëm një gocë që rrinte te dera e bashkisë, sot janë 100, - kështu që edhe në këtë sens është një forcë shumë herë më e emancipuar,” deklaroi Veliaj. 

Në fund kreu i bashkisë evidentoi se kjo rritje do të bëhet njëkohësisht me rritjen e pagës minimale nga Qeveria. “Sigurisht që vendimi për të adresuar rritjen e rrogave të policisë bashkiake, ndikohet edhe nga vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale, pra nga 34 mijë lekë, në 40 mijë lekë të reja në 1 Prill, kështu që ne na puqet me rritjen e pagave të Policisë Bashkiake dhe hyn në fuqi në 1 prill, bashkë me ngritjen e pagës minimale të qeverisë,” tha ai.

Ora 18:19
Veliaj: Tirana, Bashkia e parë që do ofrojë bonusin social! Përfitojnë 2800 familje në nevojë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike në Tiranë, të cilët do të përfitojnë edhe një bonus social. Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak, u shpreh se Tirana është Bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë 2800 familje. 

“Ajo që ne kemi vendosur dhe shumë shpejt do ta prezantojmë për 2800 familje të cilat janë në ndihmë ekonomike, përveç ndihmës standard që vjen nga qeveria, do jemi Bashkia e parë që do ofrojmë edhe bonusin social. Është diçka e ngjashme me atë që ne bëmë me studentët, për të hequr koston e abonesë dhe për të hequr gjysmën e kostos së konvikteve, për atë që ne e konsiderojmë kategori më në nevojë, duke qenë se studentët që rrinë në konvikte vijnë nga qytete të tjera, pra s’kanë një shtëpi në Tiranë, ose kategoria që përdor transportin publik me abone që është le të themi më e prekura, duke qenë se nuk është marrëdhënie pune, ne bëmë ato dy ndërhyrje të veçanta.

Ajo që kam anonçuar dhe që do vijë shumë shpejt në Këshill Bashkiak është ideja e bonusit social. Ne duam që një shumë të shkojë mbi atë që është pagesa standarde. Pse? E para, sepse ndihma ekonomike vërtet mund të jetë njësoj kudo, por jetesa nuk është njësoj kudo. Kjo do të thotë që me të njëjtat lekë të ndihmës ekonomike në Tiranë, nuk blen dot aq gjëra sa me të njëjtat para të ndihmës ekonomike në Këlcyrë, ose në Koplik. T’i themi gjërat siç janë. Kështu që unë besoj që lind nevoja që edhe për këtë shtresë në kryeqytet dhe bëhet fjalë për 2800 familje, ne bëjmë një bonus tjetër, jo për të sfiduar bashkitë e tjera, por përkundrazi, se ne sfidohemi prej faktit që Tirana ecën më shpejt dhe ka disa kosto më të ngritura. Kështu që dua që t’ju prezantojmë konceptin dhe pastaj ta reflektojmë edhe në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak për bonusin social,” u shpreh Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 18/03/2023 21:42

    Ke te drejte Lali Eri… nje bande e paskrupull katundaresh parazit dhe injorante deri ne palce…gjobaxhinj dhe te pafytyre …fiks si ushtria e Haxhi Qamilit…

    Përgjigju
  • Arian: 18/03/2023 09:43

    Vetem gjoba dalin te vene te gjithe fshatare pa shkolle arrogant qe sdine te komunikojne

    Përgjigju
    • Lali plehu: 18/03/2023 12:16

      NESE GJOBA ESHTE VENE PA TE DREJT, ATHER KE DREJT TFLASES, NESE KE SHKELUR LIGJIN DHE KUNDERSHTON ATHERE DUHET TA KISHIN VENDOS PES FISH...

  • Arian: 18/03/2023 09:38

    Nuk e njeh realitetin fare ata vine verdall dhe puna e tyre eshte vetem venia e gjobave trajtimi kriminal i fshatarve qe shesin nuk dine te raportojne per nje rruge te prishur nje grope etj

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/03/2023 00:20

    Ahhh ore kriminel ordiner ore qen bir qeni ore vrasës i pështirë

    Përgjigju
  • Xjdj: 17/03/2023 19:31

    Rritje rroge per patronazhistet/aktivistet.

    Përgjigju
  • Si Dordoleca: 17/03/2023 19:12

    Policia Bashkiake (është 100 fishuar) që paguhet nga Taksa e Popullit të Tiranës,(pa Parking e pa Trotuare,)me rrugët me gropa etj,vetëm gjoba di me vendosur,edhe hiç asgjë?!Shtesa e Vitrina lokalesh që shtohen duke zanun Hapësirat Publike,trotuari inekzistent!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?