Nga 1 qershori jo më qese plastike, ministrja e Turizmit: Gjoba deri 1.5 mln lekë për bizneset, deri 100 mijë lekë për qytetarët! Opozita: Vendimi godet prodhuesit e qeseve

2 Shkurt 2022, 20:46| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 21:00

  • Share

Pas 3 vitesh i pezulluar, qeveria i rikthehet edhe një herë ndalimit të përdorimit të qeseve plastike. Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese është prezantuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro projektligji “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili është hartuar në vitin 2019.  Ministrja ka specifikuar se prej 1 qershorit 2022 do të ndalohet prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike.

“Me ndryshimet e propozuara synohet që në territorin e Republikës së Shqipërisë të ndalohen  prodhimi, importimi, hedhja në treg, futja apo përdorimi i qeseve plastike”, tha ministrja Kumbaro.

Të gjitha kompanitë që prodhojnë dhe importojnë qese plastike të disa kategorive, do të përballen me penalitete të rënda, pas hyrjes në fuqi të ligjit.

“Çdo person që hedh në treg, prodhon apo importon që fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qeseve të lehta plastike mbajtëse, qeseve shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas nenit 29 të ligjit dënohet me gjobë nga 1 milionë deri në 1.5 milionë lekë”, tha Kumbaro.

Gjobave nuk do ti shpëtojnë as qytetarët në rast se i përdorin pas 1 qershorit.

“Çdo person që përdor në vend qese plastike të këtyre kategorive, sipas ligjit dënohet me gjobë në vlerën nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë”, u shpreh Ministrja.

Ministrja Kumbaro tha në Komision se shkaqet për këto ndryshime ligjore janë ndotja që shkaktojnë përdorimi i qeseve plastike dhe dëmi që i shkakton jetës së qytetarëve kjo ndotje.

“Qeset janë shkaku kryesor i ndotjes në Shqipëri me 6.9 kilogramë  në vit për person të cilat përfundojnë të gjitha në det”, pohoi Ministrja.

Ndotja është e madhe që shkaktojnë qeset pasi shumica prej tyre përdoren vetëm një herë.

“78% e bizneseve në Shqipëri ju ofrojnë klientëve qese pa pagesë. 79% e qytetarëve thonë se pas përdorimit të parë nuk i ripërdorin më qeset plastike, ndërsa 78% e qytetarëve thonë se kanë një çantë alternative në shtëpi por nuk e përdorin”, tha Kumbaro.

Por këto ndryshime nuk gjetën mbështetjen e deputetëve të opozitës, pasi sipas tyre ky ndalim prodhimi dhe importimi do të sjellë pasoja negative tek biznesi dhe fitimet e tyre. Madje u kërkua që të lejohet prodhimi i qeseve me qëllim eksporti.

“Që qeset plastike duhet të zhduken një orë e më parë kjo nuk diskutohet por a ka prodhues të qeseve në Shqipëri dhe nëse ka çfarë do të bëhet me ato? Si do kompensohen për investimin? Pastaj, këto penalizimet që ju thatë për përdoruesit nga 30-100 mijë lekë është e tepërt”, tha Agron Duka.

“Sot sipas informacionit që kam unë janë në vend 27 kompani që prodhojnë qese plastike, janë më shumë se 450 të punësuar dhe këto kompani kanë investuar në linjat e prodhimit të qeseve 50 milionë euro”, pohoi Lefter Gështenja.

“Ju i bllokoni prodhimin e qeseve totalisht por Maqedonia apo Mali i Zi kërkon qese nga Shqipëria sepse del me kosto më të ulët, ju nuk mund ta ndaloni prodhimin për efekt importi zonja ministre, sepse përderisa ka treg, prodhuesi shqiptar i cili ka investuar mund të eksportoj”, pohoi Helidon Bushati.

Por për ministren Kumbaro, këto fabrika nuk prodhojnë vetëm qese plastike të këtyre kategorive.

“Këto fabrika apo këto subjekte ekonomike që prodhojnë përmes riciklimit apo lëndës së parë drejtpërdrejt produkte plastike nuk janë prodhues ekskluzivisht vetëm të këtyre qeseve, por janë prodhues të një game të gjerë produktesh të cilat do të mund ti prodhojnë edhe pse ligji të hyjë në fuqi. Do të vazhdojë të përdoren qeset plastike për plehrat”, u përgjigj Mirela Kumbaro.

Nga ana tjetër ministrja tha se ndalimi i prodhimit, importit apo përdorimit është i ndaluar edhe në ligjin e 2011, por si pasojë e problematikeve ligjore nuk është bërë i mundur zbatimi. Heqja nga tregu i qeseve plastike është e vetmja mënyrë për të ulur përdorimin e tyre, pasi Kumbaro tha se as vendimi që bizneset ti shisnin qeset dhe jo ti jepnin pa pagesë për qytetarët nuk ka rezultuar efektiv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enver Tahiri: 18/03/2022 01:00

    Ne bote jane bere perpjekje te shumta per te zvogluar perdprimin e plastikes ne pergjithesi dhe ne veqnti qeseve bartese te plastikes, me qellim per te mbrojtur natyren (ndotje te dheut ajrit dhe ujrave). Plastika nuk eshte ndotes i madh i mjedisit, dhe eshte jashtezakonisht e nevojshme per jeten e njeriut. Per te REDUKTUAR perdorimin e produkteve te ndryshme te plastikes do te duhet qe plastika si material te zavendesohet me materiale tjera , kinese jo ndotese. E ceke perseri se plastika nuk eshte ndotese me e madhe, sepse po te menaxhohet si duhet produkete e plastikes riciklohen ne tersi. Te kemi parasyshe se per te zvogeluar ndotjen (nga plastika) dhe materiale tjera duhet qe shteti te krijoi kushte per te dhene shebimet per mbledhjen e mbeturinave cep me cep te shtetit, shoqeria te angazhohet ne edukimin dhe ndergjegjesimin e publikut/ popullit qe qeset te mos gjuhen/ hedhen vend e pa vend , edhe ateher kur nuk e perdorte. Nese ne Shqiperi ose Kosove nuk do zhvillohen keto aktivitete do te kemi ndotje te vazhdueshme edhe po te perdorim psh. qeset/ thaset e tekstilit. Edhe per tektilet duhet kohe relativisht e gjate per zberthim dhe deri sa ato te zberthehen sigurisht do ngulfasin edhe me keq gjallesat ne det dhe dhjiothashtu do kemi kom[ponenta te tyre te cliruara ne toke e ajr.

    Përgjigju
  • Iris: 03/02/2022 02:36

    Argumentet qe jep opozita jane komplet qesharake.Edhe vete e pranojne qe qeset duhen eliminuar.Sa per ato biznese qe kane investuar ne gjera te tilla,mendoj qe jane treguar driteshkurter.E gjithe bota perendimore e zhvilluar po fut ne zbatim cdo dite e me teper politika,investime e metoda qe luftojne plastiken dhe ndotjen globale qe ajo ka shkaktuar.Keto biznese duhet te ndryshojne teknologjine,duhet te prodhojne canta prej rrobe(fabric),prej letre te ricikluar,ose prej llojeve te reja te plastikave qe degradohen me shpejt.Sa per fqinjet qe na kerkokan qese se i blejne me lire ne Shqiperi,nuk duhet t'jua qajme shume hallin,me mire do te ishte te qanim problemet qe ata na shkaktojne fale gjenerozitetit tone.Mjafton te shikosh lumenjte qe vijne nga fqinjet te ne, sa te ndotur jane nga mbetjet plastike.Keto mbetje nuk hidhen vetem nga shqipot,por ka mjaftueshem dhe nga fqinjet dhe besoj ka shume nga ato qeset /e lira/ qe firmat tona ua shesin dhe na kthehen me ane te lumenjve dhe kostoja e pasojave te tyre,duke filluar nga pastrimi etj eshte shume me e larte jo vetem si shifer,por edhe per efektet qe lene krahasuar me fitimin qe nxirret nga shitja e tyre.

    Përgjigju
  • Andi: 02/02/2022 21:30

    Po Ministre po. Po gjyshrit e mi qe marrin pension 20 mije leke te dy bashke, u del te blejne qese mbeturinash? Apo do t'ua rimbursoni? Mos u beni me katolikë se Papa, Shqiperia me 2.5 milion banore demton ekosistemet???? Po Kina me 7 miliard, me qeset qe konsumon do kishte bere ure ne oqean per tu lidhur me Ameriken. Lerini perrallat, merruni me mjedisin ashtu sic duhet. Ndaloni kullat, gerryerjen e lumenjve, shpyllezimin, ndërtimet ne bregdet (se po afron sezoni dhe krisi pushka per shezllonet sic ndodhi vjet), ndaloni motoret e picave qe prodhojnë CO2 me shume se metalurgjiku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?