Nga data 1 shtator, përdorimi i disa llojeve të manikyrit me xhel për thonj do të ndalohet në të gjithë Bashkimin Evropian. Vendimi është marrë pas shqetësimeve lidhur me një përbërës kimik që është klasifikuar si toksik për shëndetin riprodhues.
Bëhet fjalë për substancën TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide), një kimikat që përdoret gjerësisht në produktet me xhel për thonj, që ndihmon për të forcuar xhelin nën dritën e rrezeve UV.
Sipas klasifikimit të BE-së, kjo substancë paraqet rrezik për fertilitetin dhe shëndetin riprodhues.
Vendimi që është marrë në muajin maj, do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori.
Ky rregull i ri shënon një tjetër hap në përpjekjet e BE-së për të forcuar standardet e sigurisë në industrinë e kozmetikës dhe produkteve për kujdesin personal, duke vendosur në plan të parë shëndetin e konsumatorëve.
Komente
