Nga 1000-1200 lekë, rritet çmimi i gjelit të detit në Baldushk, shkak kostoja e lartë! Fermeri: Për Vitin e Ri nuk e lënë mangët

15 Dhjetor 2022, 12:31| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 15:52

  • Share

Gjeli i detit si duket do të vijoj të mbetet mbreti i tryezave të shqiptarëve në natën e ndërrimit të viteve edhe këtë vit. Kërkesa ka patur plot, por çmimet këtë vit kanë ndryshuar.

Në Baldushk fshat në jugperëndim  të Tiranës, i njohur për mbarështimin e gjelit të detit,  ky shpend shitet me 10 mijë për kg. Por pula e detit më shumë gjasa më e pëlqyera për natë festive, kushton 12 lekë për kg.

Bajram Balla banorë në Baldushk, për më shumë se 20 vjet merret me kultivimin e gjelit të detit. Thotë se kosto për rritjen e tyre është e lartë, dhe kjo ka sjellë edhe rritjen e çmimit

Bajrami është i kënaqur, pasi pjesën më të madhe të krerëve tashmë i ka shitur.

‘Çmimi ka ndryshuar, për arsye se janë ngritur të gjitha çmimet. Ne misrin e kemi pas marrë shumë mirë 30-35 mijë lekë po tani ka shkuar 70 mijë lekë. Kur i hedhim pleh jonxhës e kam pas marrë 48 mijë lekë kuintalin, sot e marr 120 mijë. Barra bie mbi atë që e konsumon. Kam 100 krerë. Po pensionistët i ndihmoi edhe shpërblimi që morën. Nuk pyesin më a është shtrenjta apo jo, por për vit të ri nuk e lënë mangët. Pjesa më e madhe duan pula, se është pak më e vogël. Gjeli shitet me 1000 lekë, pula me 12 mijë lekë. Ohu sa shkon, kostoja, por bëjmë llogari kaq shumë po jemi mësuar të merremi me to.’- u shpreh ai.

Në Baldushk takojmë dhe Mirelin. Tregon se këtë vit ka shitur me pak se vitin e kaluar. Për rritjen e 150 shpendëve ai ka shpenzuar 2 mijë lekë në ditë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/12/2022 00:05

    Ne ketu e bleme ne supermarket,e blej organik dhe zogez(pra jo te rritur plotesisht dhe ka shume pak dhjame),shitet i therrur e i pastruar,ne brendesi i kane lene te paketuar vecmas ne qese plastike zemren,shpretken dhe qafen qe mund t'a perdoresh per supe dhe prape eshte jashtezakonisht i lire ne krahasim me Shqiperine,ku shitet shume i shtrenjte dhe ne cmim fusin dhe puplat,koken,kembet,zorret e glasat dhe sikur te mos mjaftonin keto i shendoshin e i fryjne artificialisht e i dhjamosin duke i ngjeshur me miser dhe me nga nje koker arre.Mos kujtoni se nuk i dime hilete qe bejne fermeret ne Shqiperi.Gjeli i detit qe eshte vertete i mire,ushqehet ne natyre me fara,bimesi e insekte,jo me miser dhe eshte nje nga gjerat me te shijshme qe mund te keni fatin te provoni.Me vjen keq per bleresit aty qe jane te detyruar te blejne keta lloj gjelash per ate lloj cmimi!

    Përgjigju
  • tani: 15/12/2022 18:55

    bejeni 30.000 leke kilogramin....muk merr vesh ky derr milet....

    Përgjigju
  • aleksadros: 15/12/2022 16:46

    Eshikoni cna beri ajo lufta e Ukraines

    Përgjigju
  • valentin: 15/12/2022 13:18

    Cfar bejne keta katundare gjeli i detit ne bar kullot,te jeni te sigurt qe aty do tju mbeten se gjelat qe vine nga Italia jane shum me te mire dhe me te lire.

    Përgjigju
    • Geni: 17/12/2022 23:55

      Po rrite iher ti me qe je qytetar ta shofim iher sa te del kosto o spurthjak

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?