Foto ilustruese

Ekonomi

Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë

3 Dhjetor 2024, 12:57| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 14:16

  • Share

Nga e hëna kur nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit, 51,357 pensionistë në të gjithë vendin e kanë tërhequr atë deri më tani.

Kryeministri Edi Rama njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se në ditët në vijim i gjithë fondi 100 milionë euro do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve përmes bonusit i cili është i vlefshëm për tu tërhequr deri në qershorin e vitit 2025.

“51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë”, shkruan Rama.

Mbi 511 mijë pensionistë marrin 150 euro bonus, ndërsa mbi 213 mijë marrin 100 euro bonus.

Vitin e ardhshëm pensionistët do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?