Nga 130 anije peshkimi, 200 i kam unë', Luca 'thumbon' Lapajn: Shqipëria s'bëhet

2 Dhjetor, 13:16| Përditesimi: 2 Dhjetor, 13:46

  • Share

Biznesmeni i njohur, Gjergj Luca ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili është shprehur se sipërmarrësi është i priviligjuar dhe ka 200 anije, ndërkohë që të gjithë peshkatarët në Shqipëri kanë 130 anije. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Luca është shprehur se alternativat e reja politike në Shqipëri kanë mendësi të vjetër dhe duke mos duruar dot shpifjen dhe magjinë e shifrave që kanë kandidatët e këtyre partive ka vendosur të krijojë “partinë” e tij.

Slogani i partisë do të jetë “Shqipëria s’bëhet”, duke ironizuar kështu kryetarin e "Shqipëria bëhet".

“Nga 130 anije aktive peshkimi që ka Shqipëria, 200 i kam unë. Duke mos duruar dot shpifjen, por edhe magjinë e shifrave që kanë këta kandidatët e rinj, vendosa t'i hyj politikës siç i kam hyrë detit në këmbë.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në këtë sezon të mbushur me peshq të vegjël dhe të mëdhenj, me alternativa të reja, por me mendësi të vjetra, kam vendosur të krijoj partinë time, slogani i së cilës do të jetë 'Shqipëria s'bëhet!'", shkruan Luca krahas videos së publikuar në facebook. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 02/12/2024 19:06

    Sa i shtirshem eshte

    Përgjigju
  • Llapi: 02/12/2024 17:20

    Po dalin ca forca te reja qe te hapin barkun duke bere politike fshatareske duken qe ne fytyre organizatoret..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?