Nga 20 mijë - 100 mijë lekë'! Qeveria miratohen shtesat mbi pagën mujore për forcat e armatosura

10 Tetor, 13:48| Përditesimi: 10 Tetor, 13:53

  • Share

Tirane- Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, vendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura.

Rreth 6.000 efektivë do të përfitojnë nga ky vendim; 2.500 prej tyre e marrin për herë të parë shtesën mbi pagën.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi, do të variojë deri në 100.000 lek mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.

Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20.000 lek në muaj për rreth 150 ushtarakë.

Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70.000 lek në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.

Vendimi u propozua nga ministri i Mbrojtjes dhe vjen vetëm 4 muaj pas rritjes së pagave që u bë për kategori të caktuara të Forcave të Armatosura.

Prej vitit 2022 pagat e efektivëve të FA kanë pësuar rritjen më të madhe në histori, prej gati 40%.. Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria janë të angazhuara të investojnë që trajtimi financiar i efektivëve të FA të shtohet çdo vit, për t’i përafruar me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO-s, duke e konsideruar njëkohësisht një investim për sigurinë kombëtare. Ky vendim synon të forcojë kapacitetet kombëtare dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të Mbrojtjes Civile, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lutfi: 10/10/2024 20:33

    Nuk e di se perse behet kjo propagande(keshtu mendoj) sepse ky vendim i K.Ministrave eshte marre qe me dt 26.6.2024 dhe mund ti lexoje kushdo keto VKM qe jane marre me kete dt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?