Nga 2025 ‘Vetting’ koncesioneve dhe tenderave publik! Qeveria: Ligji i PPP-ve do rishikohet, ‘në lupë’ kostot e tyre

11 Tetor 2023, 17:15| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 17:19

  • Share

Nga vitit i ardhshëm do të nisin ndryshimet në ligjin për prokurimet publike dhe ligjin e koncesioneve. Synimi kryesor është monitorimi i kontratave koncesionare mbi efektivitetin e tyre, në mënyrë që të reduktohen kostot për buxhetin e shtetit.

Të gjitha kontratat koncesionare do të kalojnë në filtrin e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe do të përballen me kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme nga institucionet me qëllim, uljen e rreziqeve që i kanosen buxhetit të shtetit.  Qeveria ka parashikuar që brenda vitit 2025 të ndryshojë dhe miratojë ligjin e ri “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat PPP”, me fokus mbrojtjen e buxhetit nga devijime të kontratave, në mënyrë që kostot për institucionet kontraktuese të jenë sa më të ulta dhe të garantohet përfitim e dobi më e madhe prej kontratave. 

“Krijimi i mekanizmave efikase në lidhje me monitorimin e kontratave koncesionare/PPP, në mënyrë që risqet e palëve kontraktuese, me fokus të shtuar tek autoritetet kontraktore, të jenë sa më të ulëta për të siguruar përfitimin dhe dobinë më të madhe të këtyre”, thuhet në dokument. 

Po për këtë qëllim do të hartohet edhe një metodologji për vlerësimin e projekteve të reja koncesionare/PPP, deri në fund të vitit 2026.  Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se brenda vitit 2025, të gjitha kontratat koncesionare do të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Hap ky që ndërmerret për të parandaluar korrupsionin në prokurimet publike apo Partneritetet Publike-Private. 

Po ashtu brenda vitit të ardhshëm do të rishikohet legjislacioni për prokurimin publik për të siguruar llogaridhënie më të madhe, gjurmueshmëri të zbatimit të kontratës së dhënë dhe për zbulimin e përfshirjes së zyrtarëve publikë në abuzime të mundshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?