Kuvendi i Shqipërisë

Politikë

Nga 22 deri në 79 vjeç, KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

7 Maj 2021, 16:06| Përditesimi: 7 Maj 2021, 16:19

  • Share

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku paraqiten të dhënat që tregojnë moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvendin e ri deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga radhët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo.

Sipas të dhënave, 128 deputetë  janë nën moshën 60 vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61 në 79 vjeç. Sa i përket partive moshën më të re mesatare e ka LSI, e ndjekur nga PS, pastaj vjen PD dhe PSD.

Të dhënat e publikuara nga KQZ

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?