Nga 25 për tre vite u bënë 1 mijë, Klosi: Rojet e plazhit një profesion me perspektive, kanë bërë më të sigurta plazhet

22 Korrik 2020, 13:57| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 13:59

  • Share

Nga 25 vetë në tre vite më parë sot janë bërë 1 mijë dhe të gjithë të certifikuar. Kështu thotë ministria e Turizmit për rojet e plazhit, të cilët sipas tyre kanë rritur sigurinë në bregdet. Sipas Klosit ky është një profesion i ri, por me shumë perspektivë.

“Sot mund të them me bindje që falë kësaj pune të madhe kemi një sistem shumë më të thjesht për vet përdoruesit, kemi një sistem transparent, ku gjithësecili nga veriu në jug dihet se kush e menxhon këtë plazh dhe sepse ai e ka këtë favor për të menaxhuar plazhin për  të rritur garancinë dhe mënyrën se si funksionon plazhi shqiptar, por po ashtu bashkitë për herë të parë ja dolën që të kenë një sistem grumbullimi të ardhurash shumë më tepër efikas edhe pse një vit pandemie të kenë më shumë të ardhura të grumbulluara nga ky sistem I mirë menxhuar I plazheve tona.

Njëkohësisht e them me shumë ndjesi pozitive që ja dolëm që mbi 50 për qind e sipërfaqeve të plazheve tona të jenë plazhe publike dhe në plazhet që janë më shumë intensive të kemi parcela të mirë administruara nga të gjithë strukturat e pushtetit vendor,”- tha Ministri Klosi.

Falë sistemit të ri të aplikmit, operatorëve turistik në sistemin e Albania, ju është kthyer përgjigje mbi 6 mijë emaileve në transparencë të plotë dhe në kohë rekord. Dhe qëllimi ishte ruajtja e plazhit, vendosja e një kontratë transparente midis operatorëve turistik, Bashkive dhe Agjencisë së Bregdetit për një mirëmenaxhim të mirë të vijës bregdetare.

“Duhet ta keni shumë mirë të qartë që tashmë jo vetëm jeni pjesë e strukturës së plazhit, por jeni garancia që do të kemi mundësi jo vetëm në momente të vështira të problematikave në det por për të gjithë systemin e menaxhimit të plazhit, struktura juaj me 1 mijë djem dhe vajza të stërvitur profesionalisht, por edhe nga pikëpamja fizike, të përgatitur për të dhënë ndihmën e parë do të jetë një sistem i plotë, i mirë funksionimit të plazheve tonë. Për të gjithë problematikat që duhet të gjenden në vijën bregdetare. Për të ruajtur jetën për të pasur njoftim të organeve ligj zbatuese në rast ngjarjesh të ndryshme, që mund të ndodhin në plazh, për të dhënë garanci dhe siguri tek pushuesit që ka një njeri që kujdeset për jetën e tyre dhe për gjithë sistemin dhe po ashtu për të krijuar një rrjet komunikimi me të gjithë ju për çdo problematikë sidomos në kuadër të ruajtjes së jetës dhe pastërtisë në plazhet tona,”- tha Klosi.

 

 

Më pas ai theksoi se në vitin e ardhshëm, vija bregdetare do të jetë e mirëkontrrolluar dhe nuk do të kemi asnjë problematik si ato të këtij viti, ku u përballëm me përpjekje për ndërtime pa leje. Në fund të takimit u pajisën me certifikatë vëzhguesit e plazheve, të cilët e zhvilluan kursin dhe u testuan në fillim të këtij sezoni turistik.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 22/07/2020 15:18

    O ministri i nderuar klosi ,,mos u merr me keta dembele qe duan leket qyl,,keta te rinj te futen ne pune ne IKMT QE TE LIROJNE HAPSIRAT E ZENA NE BREGDETIN SHQIPTAR SI:LOKALE,,SHTEPI,,PALLATE,,BEACH- BARE CDO GJE,,ASNJE OBJEKT NUK DUHET LEJUAR NE RERE,,,DHE TI JEPET PRIORITET NDERTIMIT TE RESORTEVE DHE HOTELEVE ME 4-5 YJE,,PA PREKUR REREN,,SHIKOJINI SESI I KANE BERE NE ANERIKE,,,SEPSE KETO PUNESOJNE NJEREZ....//TURIZMI BUJQESIA INDUDTRIA AGRO-PERPUNUESE JANE E ARDHMJA E SHQIPERISE...

    Përgjigju
  • Futja...: 22/07/2020 14:36

    ...pordhe e gri sallate sa te ngryset dhe kjo nate... vec mushkonja pa certifikate gjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?