Nga 4 shtatori Franca ndalon hixhabin në shkolla publike

28 Gusht 2023, 08:24| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 13:45

  • Share

Nxënësve në Francë do t'u ndalohet të veshin abaya apo e njohur si hixhab, një mantel me gjatësi të plotë të veshur nga disa gra muslimane, në shkollat shtetërore. Këtë vendim e bëri me dije ministri i Arsimit dhe ai do të nisë zbatimin prej 4 shtatorit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Në vitin 2010, Franca ndaloi mbajtjen e mbulesave të fytyrës në publik, gjë që çoi në zemërim në komunitetin mysliman prej 5 milionë banorësh të Francës.

Po ashtu ka një ndalim të rreptë të shenjave fetare në shkolla duke përfshirë simbole të krishtera si kryqe të mëdhenj, në një përpjekje për të frenuar çdo ndikim katolik nga arsimi publik. Ajo ka përditësuar ligjin gjatë viteve për të pasqyruar popullsinë e saj në ndryshim, e cila tani përfshin shaminë myslimane dhe kippa hebreje, por abajat nuk janë ndaluar plotësisht.

 

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KINA: 02/09/2023 07:26

    Edhe Kina ka vite që e ndalon , keshtu eshte hits me rregulla po të mos kete rregull të sjell Kina 100milion (10%) popullsise në vendet arabe dhe të ndryshon komplet popullsine ndaj Franca ska berë ndonje gje të madhe cdo shtet laik duhet ta beje kete madje dhe Turqia nuk eshte qudi ta miratojne si ligj

    Përgjigju
  • Lilo: 28/08/2023 10:52

    Shume mire kane bere

    Përgjigju
  • Yyyp xhixhi: 28/08/2023 10:01

    Hallall qumshti i nones

    Përgjigju
  • populli: 28/08/2023 08:33

    BRAVO ! TE SHKOJNE NE ISLAMABAD PO S'JU PELQEU !

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 28/08/2023 11:13

      Në duan evropë të bëhen evropjan dhe të sillen si evropjan, e jo xhiha, muxha, isisa, osmana,etj, etj Por si SHQIPTARËT ,të kulturuar ne GEN kudo që janë. Bravo Franca

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?