Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Nga 40 mijë deri në 120 mijë lekë, Rama: 150 mijë fëmijë kanë fituar bonusin e bebeve në 3 vite

7 Shkurt 2022, 08:16| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 08:23

  • Share

TIRANË- 150 mijë fëmijë kanë fituar bonusin e bebeve në 3 vite. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministrit Edi Rama, i cili me këtë mesazh ka zgjedhur që t'u urojë një javë të mbarë të gjithë miqve të tij virtual.

"Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e krenarinë për thuajse 150 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, me programin tonë të ri të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindwrve u jepet njw çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aida: 07/02/2022 12:55

    Nuk ben njeri femije per 40 mije leke o idiot, aq bejne pelenat per nje muaj.

    Përgjigju
  • Alb: 07/02/2022 11:21

    Bani femi sa ma shum se edhe shtetin e kena te forte dhe ju gjen edhe pun.

    Përgjigju
  • Alf: 07/02/2022 10:49

    As un se kam marre akoma 50 mij lekeshin prej 2018 (njesia 10 tirane),qeveri mashtruese.

    Përgjigju
  • O zot ca behet: 07/02/2022 10:36

    Un nuk kam mar akoma 50 e lindjes po me shkon goca 4 vjece

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/02/2022 10:21

    Fëmijët nuk kan fituar , por është e drejt e fëmijve njashru si në tërë botën demokratike dhe jo vetëm o km bq . Ti nuk je duke dhënë lëmosh nga arka e Zahos , por janë taksa të popullit shqipëtarë …!!! Nuk mundem të kuptojë më se për qfar arsye ti e kopion at fashistin e millosheviqit vuçiçin me këto sjellje , pse ….???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?