Pas njoftimit se, nga 1 janari 2020, makinat elektrike nuk do të paguajnë doganë, masë e cila përfshihet në Paketën Fiskale, sot Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se që nga data 7 nëntor, janë hequr praktikisht të gjitha detyrimet tarifore për këto mjete.
DPSHTRR njofton se nga 7 Nëntori 2019 kjo drejtori do të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in! “Janë bërë zero tarifat:
-Kontrolli Fizik 1,500 lekë!
-Leje Qarkullimi Kombëtare 1,000 lekë!
-Targat standard 3,000 lekë!
-Certifikatë pronësie 2,000 lekë!
Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR!”, thuhet në njoftim.
Drejtoria e Shërbimeve Rrugore bën të ditur se, ndërsa ulet numri i përgjithshëm i mjeteve të përdorura që hyjnë nga importi kemi brenda këtij numri një rritje të regjistrimit për herë të parë, me 5,209 më shumë mjete më të reja, me vit prodhimi mbi 2009 / Euro4 e lart, ose 45% më shumë mjete më të reja!
Komente
