Më 7 tetor Shqipëria do të mund të bëjë transfertat të shpejta dhe me komisione më të ulta drejt 40 shteteve të tjera pjesë të SEPA.
“Ne do të jemi funksionalishte 7 tetor në SEPA, ne ulem edhe komisionet në vendimin e fundit, që të jemi në të njëjtën linjë me normat e BE. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i fundit i ka ulur afërsisht dhe 10 herë komisionet në krahasim me nivelet e pak ardhshme të komisioneve. Pra transfertat do të jenë më të shpejta, siguri më të madhe nga sulmet e ndryshme, hakërsa ose sigurie kibernetike dhe komisione mjaft të ulëta”, tha Gent Sejko në një konferencë ditën e sotme.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë foli me shifra për vlerën që do të kenë komisionet për transfertat elektronike që do të nisen nga Shqipëria drejt shteteve të tjera.
“Normalisht komisionet për transferimin e dixhitale deri në 40.000 lekë, janë zero. Transfertat me lekë nga 40.000 lekë deri në 10 milionë lekë komisioni me 0.005% të vlerës së tyre, por jo më shumë se 500 lekë për komisionin për transferim dhe pastaj transfertë të tjera mbi 10 milionë lekë të reja komisioni 750 lekë, pra nuk do të ketë komision mbi 750 lekë për çdo lloj transferte në lekë të kryer në formë dixhitale. Ndërkohë që transfertet e tjera në euro deri në 100.000€ do të jetë 0.01% e vlerëson dhe transfertat mbi 100.000€ komisioni jo më të lartë se 25€. Mos harrojmë që kemi pasur dikur komisione për transfertat deri në 280 deri 300€”, u shpreh guvernatori.
Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe do të sjellin para për familjarët e tyre në rrugë zyrtare, Sejko tha se komisioni maksimal do të jetë 3 euro.
“Për të gjithë shqiptarët që marrin remitanca, që presin euro nga familjarët e tyre, çdo pritje, çdo pritje që hyn nuk do të harxhohet më shumë se 3€, pra 0 deri në 3€ do të jetë komisioni për të gjithë transfertat me pritje për shqiptarët”, tha Sejko.
Nisja e transfertave me SEPA, përveç se do të bëhet me kosto më të ulëta dhe më shpejtë se aktualisht, sipas guvernatorit do të ndikojë në reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe në rritjen e edukimit financiar.
Lajmi kryesor:
BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Ekonomia po rritet, kemi plan masash kundër pagesave me ‘lekë në dorë’
V.GJ /ReportTv.al
