Nga 8 Marsi në diktaturë tek ëndrrat e vajzërisë, poetja Rita Petro: Si i sfidova paragjykimet!

8 Mars 2021, 15:55| Përditesimi: 8 Mars 2021, 16:34

  • Share

Çfarë duhet të bëjë një grua për të qenë vetvetja në jetë? Për poeten Rita Petro nuk ka mënyrë më të mirë, sesa dëgjimi i zërit të brendshëm në zgjedhjet që bën. Prandaj, në këtë 8 Mars, në festën ndërkombëtare të gruas dhe nënës, Rita Petro vjen përmes një rrëfimi ndryshe për veten që nga fëmijëria, për 8 Marset në familjen e saj, por dhe si nënë, grua e partnere.

“Këtë ditë kaq të veçantë ne e kemi festuar përherë në familjen tonë, me mundësitë e vogla që kishim asokohe bënim zbukurimet për nënën, shkruanim kartolinat e më pas dhe dhurata”, tregon Rita Petro.

Poetja ndalet dhe tek guximi për të shkruar në vargje ndjesitë e gruas, që shpesh janë paragjykuar pa u lexuar, e që sot për të janë një pasuri në biografinë e saj letrare. 

“Sot kur e kujtoj unë e quaj një pasuri në biografinë time letrare, pasi çdo njeri që është i dashuruar mund të gjejë krahasime të mrekullueshme për të shkruar, por problemi është a gërmojmë ne brenda vetes, edhe se sa e bëjmë ne atë tjetrin që të thotë: A sa mirë, ti the atë që unë se them dot”, vijon Petro.

Urimi i poetes për të gjitha gratë është që të mos heqin dorë asnjëherë nga liria

“Uroj që çdo zgjedhje në jetë ta bëjnë vet edhe jo të ndikohen nga të tjerët”, thotë Petro.

VIDEO-Intervista e plotë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?