Politikë

VIDEO- Nga ’97 deri tek ‘21 Janari’ / Rama shpërndan videon ku ironizon fjalën e Berishës: Program, jo shaka

22 Prill, 12:57| Përditesimi: 22 Prill, 13:00

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në kuadër të fushatës elektorale. Rama ironizon, nëpërmjet videos, një pjesë nga fjala e Berishës të mbajtur në Berat, ku ky i fundit thotë se ‘do t’u kthejë paratë shqiptarëve që merr qeveria nga ata’.

Kreu i PS-së ka paralelizuar me ironi, në video, fjalën e Berishës me deklaratën e tij në mars të 1997-s, në një konferencë për shtyp lidhur me firmat piramidale, ku Berisha shprehet po si sot dhe dikur, se njerëzit do të marrin paratë që i kishin depozituar.

Më tej, në video shihen plane që sjellin në vëmendje disa nga momentet e rënda gjatë qeverisjes së Berishës: nga firmat piramidale, ngjarjet në ’97, Gërdecin dhe vrasjet e ndodhura në 21 Janar.

“Se nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse do t’jua kthejmë paratë ju, paratë që qeveria merr nga ju,” - thotë Berisha në takimin e Beratit, përpara disa ditësh, në kuadër të fushatës së 11 Majit."-thotë Berisha. 

Më pas, Rama ka vendosur fjalën e Berishës në ’97:
 

“Dua t’i siguroj qytetarët shqiptarë, se asnjë qindarkë nga këto depozita nuk do mund të përdoret për qëllime të tjera, përveçse për kthimin e tyre. Sot dhe nesër njerëzit të marrin vetëm lekë.”

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • LIA: 22/04/2025 15:53

    PO TI CFARE PO E BEN SHQIPERINE JO KENETE PO BURGJE PER EMIGRANTE DHE PARAJSA PER OLIGARKET PRANDAJ TE DUHET VOTA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?