Viti i ri shkollor do të nisë me datë 14 shtator për arsimin parauniversitar, ashtu sic ishte planifikuar, por mësimi nuk do të jetë njësoj për nxënësit. Ministrja e Arsimit, Besa Shanini, shpjegoi për mediat se për shkak të situatës së covid që ende vijon, një pjesë e mësimit do të mbetet online.
"Në shtator mësimi do filloj ashtu siç është planifikuar, por nuk do të jetë i njëjtë. Do vazhdojmë me mësimin e përzgjedhur. Pra një pjesë e mësimit do zhvillohet në shkollë, ndërsa pjesa tjetër do mbvesë online dhe do vazhdojë edhe në rtsh shkollë. Për planet e detajuara do të nduhet edhe pak kohë, pasi varet edhe për shkak të COVID-19. Nëse izolohet në gusht atëherë i kthehemi normalitetit" tha Shahini.
Viti shkollor që lamë pas ka qenë një vit me vështirësi për shkak të tërmetit, por dhe të pandemisë. Përsa i përket rindërtimit të shkollave prej tërmetit, ministrja njoftoi se në 58 shkolla do të ndërhyhet brenda vitit. Provimet e maturës ishin më të lehta këtë vit tha ministrja, e cila nuk la pa komentuar protestat e maturantëve, si të nxitura nga opozita. Në fund të muajit Korrik , për maturantët do të nisë faza e parë e aplikimeve.
Shahini sqaroi se për maturën 2021 do të ketë penalizime për mësuesit, nëse maturantët do marrin në provim 4 nota më pak se mesatarja e gjimnazit. Për polemikat e datës së zgjedhjeve në universitete, që u përzgjodh 30 korrriku, Shahini tha se nuk është një datë ideale. Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme të notës mesatare për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5.