'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës

29 Prill, 20:54| Përditesimi: 30 Prill, 08:44

  • Share

Aksioni i Rithemelimit i tkurrur në dyert e bashkisë së Tiranës duket se nuk ka mbështetje qytetare për faktin se ka pjesëmarrje të ulët.

I ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo në Report tv nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i pyetur për këtë fakt devijoi duke thënë se me herët kanë organizuar protesta madhështore.

“PD ka organizuar protesta nga më madhështoret, kjo është një protestë e qytetarëve para bashkisë së Tiranës. Këtu jemi në një protestë para bashkisë ku kemi rastin e 5 drejtorëve që janë nën arrest”, tha ai.

Ndërsa bëri një analizë të protestave të Rithemelimit, analisti Mentor Kikia tha se nuk janë të suksesshme edhe për shkak se nuk kanë një lider që t'i udhëheqë.

“Opozita në protestë ka nevojë që liderin ta ketë aty. Kjo gjë PD i mungon”, shtoi ai.

Sa i përket protestës që do të zhvillohet nesër Kikia tha se do të reflektojë sensin e protagonizmit në opozitë.

"Mendoj se pritet një lloj protagonizmi nga partia e Lirisë. Kjo do të reflktohet dhe rolin mes PL që do të ketë në opozitë. Mendoj që protesta do të jetë një arenë ku do të jetë një përpjekje për të nxjerrë në pah protagonizmin opozitar. S’do dua të krijoj asnjë paragjykim por protagonizmi në politikë bëhet edhe me protesta por besoj që protestat e mëtejeshme do duan të tregojnë protagonizëm pasi dhe liderin e kanë në izolim.Por në protestë duhet të jetë lideri aty të ngrejë flamurin dhe kjo gjë PD-së i mungon."

Analisti Flogert Muça komentoi vendimin e papritur të Ilir Metës për të shkuar poshtë ballkonit të Sali Berishës, ndonëse nuk e kishte bërë që prej dhjetorit të vitit të kaluar kur iu caktua masa e sigurisë arrest shtëpie. Sipas Muçës Meta pritet të shkojë në SPAK dhe nuk ka më asnjë peshë në opozitë.

"Pritet që edhe ndaj Metës te ketë zhvillime nga gjykata speciale. Shkon Meta i këndon poshtë balllkonit dhe tani dhe i kërkon mëshirë. Lideri i opozitës është Sali Berisha dhe pikë. Kur Berisha ulëriste i vetëm ku ishte Meta, Meta nuk ka asnjë peshë në opozitë. Meta po i kërkon mëshirë Berishës sepse ai nuk e fal që Berisha në ditët e tija më të vështira nuk e kishte Berishën. Tani që i ka rënë halli vetë, Meta i shkon poshtë”.

Analistit Muça tha se nëse qytetarët shohin një parti politike nuk duan të përzihen në protestë, por ai u kundërshtua nga regjisori Edmond Budina. Ky i fundit u shpreh se nuk e pa analistin në protestën e teatrit ku nuk ishin të përfshira partitë.

"Më fal ti zotëri kur protestuam për teatrin ti ku ishe se nuk kishte parti dhe nuk të pashë?", tha Budina.

"Sepse unë mendoj që ajo zgëqja duhej shembur. Së dyti i nderuar regjisor unë mendoj se qytetarët kur shohin partinë nuk duan të asociojnë", u përgjigj Muça/

Regjisori hodhi akuza edhe ndaj sistemit të drejtësinë.

"Ata nuk guxojnë të prekin Veliajn dhe Ramën, kshu e kam bindjen time. Unë mendoj që ky nuk është sistem drejtësie i formuar.", shtoi Budina.

Ora 22:53
‘Bëra shkrim për piramidat në 1996’, Kikia: Më ndaluan dhe më mbajtën 24 orë në drejtori të policisë

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Babaramo në Report Tv teksa foli për emisionin e transmetuar në "Rai3" për Shqipërinë, ka treguar se në 96 u shoqërua në komisariat pasi kishte bërë një artikull për Piramidat.

“Ajo që u transmetua në pjesën e parë të këtij dokumentari dhe ajo që pritej me interes dhe nuk u transmetua për ne që jemi këtu së pari si gazetarë dhe si qytetarë aktivë nuk është se solli ndonjë gjë të re ne i dinim. Unë në 96 bëra një shkrim për Piramidat që në atë kohë nuk guxonte njeri ti prekte me dorë  dhe për këtë arsye u shoqërove dhe qëndrova 24 orë në drejtori të policisë. Por për shkak të këtij shkrimi megjithë reagimin agresiv që policia e kohës bëri ndaj meje dhe gazetës, Berisha që ishte president dhe kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare, mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare për të diskutuar për ça çështje që ishin dhe burime që vinin dhe nga FBI në atë kohë”, shtoi Kikia.

Ora 21:32
Debati te ‘5 Pyetjet’, Muça-Telitit për pjesëmarrjen e ulët në protestë: Je keni kandidat për kryeministër Berishën

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti ka debatuar me analistin Flogert Muça në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv sa i përket pjesëmarrjes së ulët në protestat para bashkisë së Tiranës. Si një argument Muça solli faktin se mbështesin Sali Berishën.

Teliti:Ty zotëri nëse të kanë vjedhur 700 euro në shtëpi çfarë do bëjë?

Muça: Do të të vij Telit nga mbrapa se janë të miat

Teliti: Po dhe 700 euroshi është i joti

Muça: Kujdes, më pyete...

Teliti: Hajde ngrihu pra

Muça: Kam problem të shoh Ilir Metën... Kandidati jot për kryeministër është Sali Berisha

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ECC: 30/04/2024 08:15

    Zoti Kikia! Bonja zotit shyqyrin dhe paske qenë me fat, që nuk ke përfunduar si Rama! që e lanë të vdekur bandat e kriminelit Berisha që edhe sot janë aktivë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?