Tirana

Nga ambasadori i BE tek ai i Holandës, kush janë personalitetet që uruan Tiranën si Kryeqyteti Europian i Rinisë

22 Nëntor 2019, 15:26| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 15:45

  • Share

Zgjedhja e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022 është përshëndetur edhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme evropiane dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë. I pari ka qenë vetë Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca i cili ka përgëzuar Tiranën për këtë arritje, ndërsa ka vlerësuar energjinë e të rinjve. 

Urime ka dërguar edhe Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Luca Jahier. Në mesazhin e tij. Jahier thekson se Tirana ka një program ambicioz që synon të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane. “Lajm i mirë. Tirana është fituesi i EYC2022 dhe ka një program ambicioz që synon të lidh qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane. Në të vërtetë, të rinjtë nga Ballkani Perëndimor kanë pritshmëri të lartë nga Bashkimi Europian dhe duan të formojnë të ardhmen e tyre duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë”, shprehet Presidenti Luca Jahier.

Edhe ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë, Guusje Korthals Altes ka përgëzuar  për këtë arritje tepër të rëndësishme për vendin tonë: “Punë e paqme Tirana. Urime”. 
Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri,  Mohamed Khalil shprehet se Tirana dhe Shqipëria e meritonin një fitore të tillë. “Urime Tirana, Kryeqyteti Europian për Rininë 2022. Një fitore e merituar për Shqipërinë”, thekson Ambasadori Khalil.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir meta: 24/11/2019 03:02

    HEJ ,SORECA VAI IN ITALIA,,SEI NON-GRATA IN ALBANIA,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?