Nga Amfiteatri te Kalaja, 5 mbrëmje letrare në Durrës! Festivali veror me biseda e diskutime për letërsinë

18 Gusht 2022, 22:21| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 22:33

  • Share

DURRËS- Në shëtitoren Taulantia zuri fill këtë të mërkurë Festivali veror i librit në Durrës.

Panairi gjatë këtyre 5 netëve do të mbledhë dashamirës të librit, edhe në të tjera pika takimi. Mbrëmje poetike, biseda letrare e takime me autorë në Librarinë Hygo, Amfiteatrin Romak , Kullën C e të tjerë. Protagonisti i kësaj të enjteje është Loer Kume, fituesi i çmimit Kadare 4 vite më parë.

 Ndërsa e premtja ka në qendër diskutimin mes letrarëve për temën “Nga libri në libër, nga zëri në zë” me të ftuar shkrimtarë e përkthyes si Aida Baro, Virgjil Muçi, Rudi Erebara, Sokol Çunga e të tjerë si dhe një bisedë letrare për “Erosin te gostia e Platonit” me filozofin e pedagogun Artan Fuga.

E shtuna i dedikohet dy personaliteteve Moikom Zeqo e Gjergj Vlashi, autorë durrsakë e miq në jetë, në një tryezë diskutimi me studiues si Përparim Kabo e Haxhi Rama e  të tjerë.

 Nata e pestë harmonizon muzikën e letërsinë e ka në fokus promovimin e  shkrimtarëve të rinj, por edhe tryezat e diskutimit rreth botimeve të huaja e shqiptare të përzgjedhura, kryesisht të shtëpisë botuese Dituria.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?