Është sistemi dhe ambicia e pakufi për karrierë dhe politik, ajo që i tjetërson individët.
Ashtu sikurse është kryetarokracia e vendosur nga Berisha dhe Rama në 2008 për të mbajtur këtë sistem në këmbë, gjë që u përforcua edhe më shumë në bashkimin e fundit të votave në një pazar të qartë mes Ramës dhe Berishës për të pasur jo bashkëpunëtor, por argatë nën vete. Janë këta ambicioz që tjetërsohen nga normal në anormal.
Janë të njëjtë që njërin e thërrasin Skënderbe dhe ai i katapulton ku të dojë dhe të tjerë që tjetrin e quajnë vrasës dhe përgjegjës për viktima, dhe pastaj detyrohen të lëpijnë aty ku kanë pështyrë. Nuk është çështje të rinjsh dhe të vjetrish.
Është çështje dinjiteti. Fatkeqësisht, kjo lloj politike i ka shterrur të gjithë shembujt e njerëzve me dinjitet, të cilët kanë "dështuar" me sukses për të bërë karrierë, ndaj modeli i vetëm është lëpirja dhe përulja.
Është një sëmundje ngjitëse që nuk ka ngjyrë dhe parti, por është e ngjashme te të gjitha partitë, sepse është "rruga e vetme" që ky sistem politik inponon.
Ndaj Rama nga Skënderbe mund të shndërrohet në Papë, ndërsa ai tjetri majë ballkoni nga "Babi i Xenit" është shndërruar në lëpirje përditë me llapë i asaj që kanë pështyrë në "Babi më fal, se gabova".
me skenderbeun apo me babin e xenit keta bashke po i vjedhin perdite shqiptaret, ndajne fitimet e po cojne kete vend ne toke te djegur. 20% shtet sikur te kishte do mjaftonte qe ky popull te hante me luge floriri por fatkeqesisht pilot eshte piktori dhe co-pilot doktori , te dy qartesisht te provuar delirante madheshtie , dy modelet me te shemtuara te karakterit made in e.hoxha
PërgjigjuMe tipa si Gaz Bardhi te gjitha I pret
PërgjigjuShum i drejt ky artikull , po ku do me dit Gazment Ziu me Flamurin pa shkop e me Albana Vokshin me fytyr burri tē shēmtuar, kto lloi vemjesh duan vetēm Krigen e parlamentit e pēr ktē karge ata qin dhe nonēn e vet.
Përgjigju