Nga Bajri te Dritan Rexhepi, eksperti i sigurisë, Softa: Krimet vazhdojnë edhe pa ‘kokat’, t’u goditet ekonomia! Mahmutaj: Në Sky politikanë të nivelit mesatar

17 Nëntor 2023, 20:10| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 22:02

  • Share

I shumëkërkuari Behar Bajri u ekstradua nga Franca, për t'u përballur në Shqipëri me akuzat e SPAK për vrasje dhe tentativa vrasje me porosi të Ervis Martinajt dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka. Nga ana tjetër Shqipëria është në pritje të ekstradimit të një tjetër koke krimi, të Dritan Rexhepit pas arrestimit të tij në Turqi.

Bajri është i përfshirë në një prej ngjarjeve të bujshme në atë të vrasjes së Gjin Boriçit ndodhur në gusht të vitit 2020 në Shkodër. Kjo u zbulua pasi SPAK mori në dorë përgjimet nga aplikacionet “Sky” dhe “EncroChat’.

Gazetari Fatos Mahmutaj, në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u ndal te roli i këtyre aplikacioneve në zbërthimin e shumë ngjarjeve kriminale. Në këto aplikacione sipas tij kanë dalë në përgjime edhe politikanë të nivelit mesatar, por jo të nivelit të lartë si deputetë e ministra.

“Ka pasur emra të nivelit të lartë të biznesit në Sky dhe Encrochat. Këta janë identifikuar lehtë. Një pjesë e tyre janë në institucionet belge. Është nisur hetim ndaj tyre por pa një akuzë konkrete. Kemi  rastin e Shkodrës, të Metamorfozës. Aty nuk kemi vetëm trafik droge por edhe vrasje. Ndërkohë politikanë flitet që ka në Sky por jo të nivelit të lartë, por të nivelit mesatar. Jo ministra jo deputetë, jo më tepër se kaq”, tha Mahmutaj në një lidhje skype në Report Tv.

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa u ndal te aktiviteti i Dritan Rexhepit dhe i Bajrit.

“Të dy i bashkon aktiviteti kriminal dhe i ndan diversiteti i krimeve. Arrestimi i Bajrit dhe sjellja e tij në Shqipëri tregon dhe njëherë se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Francë kanë arritur të kenë prova të mjaftueshme që të ekstradohet në Tiranë”, tha Softa.

“Të gjitha përgjimet që kanë ardhur nga  komunikimet në Skype dhe Encrochat lidhjet e tyre me Martinajn dhe grupet e tjera, por edhe me prokurorin e Kukësit dhe shefin e operacionales. Tregon që bota e krimit nuk është e shkëputur”, tha eksperti për Bajrin.

Tashmë i konsideruari “mbreti shqiptar i drogës”, Dritan Rexhepi sipas Softës e vijonte aktivitetin edhe nga burgu.

“Dritan Rexhepi, është mbreti i drogës dhe i arratisjeve. Aktiviteti i tij ka qenë edhe në drejtim të lëndëve narkotike deri në Ekuador jo vetëm për vrasje. Ky aktivitet i drogës ka rezultuar dhe me aktivitete kriminale në Ekuador. Është akuzuar për vrasjen e ish presidentit të Ekuadorit gjatë kohës që ishte në fushatë. Ky aktivitet i tij dhe vrasja për të cilën dyshohet tregon edhe njëherë fuqinë jo vetëm ekonomike por edhe shtrirjen e aktiviteteve. Ai është i kërkuar nga disa vende. Lufta do jetë kush do e ekstradojë Shqipëria Italia apo vende të tjera.

Fakti që asnjë organizatë nuk është zhdukur apo eliminuar, arrestimet e krerëve të tyre dhe personave të kapur kanë drejtuar dhe kanë vazhduar të drejtojnë aktivitetin e tyre brenda burgjeve. Edhe në kushtet e mungesës së lirisë aktiviteti ka vazhduar dhe me anëtarë të tjerë të organizatës. Sa kohë kanë bazë ekonomike ata janë në gjendje të korruptojnë dhe të kenë ushtarë që punojnë për aktivitetin e tyre”, u shpreh eksperti i sigurisë.

Ndalur te krimi shqiptar, Mahmutaj u shpreh se nuk është më aq i egër sa ka qenë.

“Krimi nuk është më ai  që ishte dikur, është decentralizuar. Nuk është se është më ai krimi i dhunshëm shqiptar i pak viteve më parë. Edhe krimi  është përpjekur të vendoset në territore të tjera nga Beneluksi”, deklaroi gazetari.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë Softa mendon se lufta me krimin duhet të ishte fituar me kohë.

“Krimi shfaqet herë pas here sa herë ka nevojë për hakmarrje për konflikte. Fakti që dje kemi pasur një njoftim nga policia italiane për 19  të arrestuar pamë se sa të fuqishëm janë. Ky operacion kishte zgjatur për dy vjet pra duhet një kohë e caktuar për të ndërtuar zinxhirin e komunikimit të botës kriminale për të vajtur te financat e tyre. Bankat duhet të raportojnë veprimet. Duhet të ketë kontroll të pasuriaë së tyre. Kjo tregon se nuk ka patur filtra dhe kontrolle. Megjithatë nuk zgjidhet lufta kundër tyre vetëm me policë.”

Ai u ndal dhe te zonat ku krimi është më problemtatik.

“Ka disa zona të cilat kanë aktivitet kriminal. Nëse kemi një armëpushim të krimit në këto momente nuk do të thotë se nuk është aktiv. Duhet të luftohen duke vajtur te ekonomitë e tyre, duke goditur aktivitetin. Parandalimi është forca goditëse ku duhet të përqendrohet policia.

Vazhdon të jetë zona e Lezhës, Laçi, Vlora etj. Krimi ka bazë. Baza nuk janë vetëm kokat e krimit. Krimi vazhdon për aq kohë sa trafikojmë dhe çojmë lëndë narkotike. Goditja nuk ka qenë aq efektive për aq kohë sa kultivohet dhe trafikohet. Kontroll i pikave kufitare vazhdon të jetë një nga pikat kryesore. Marrëveshja me Frontex është gjë pozitive. Politika ndërhyn në sistemin e drejtësisë dhe të policisë? A lidhet ky përmirësim me tërheqjen e politikës”, shtoi Softa.

“Si në drejtim të forcës policore apo në drejtim të ministrisë së brendshme janë ndryshuar shpesh. Kjo tregon se përzgjedhja e tyre ka qenë mbi bazë politike. Për herë të parë epoka Rrumbullaku, që ka ardhur për shkak të meritës. Kemi një vlerësim nuk mund të themi të njëjtën gjë për politikën për aq kohë sa i ka përdorur drejtorët e përgjithshëm. Lufta ndaj krimit duhet të ishte fituar me kohë”, nënvizoi më tej eksperti.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 18/11/2023 11:05

    Grupeve kriminale duhet t'u ndërpriten financimet dhe ti sekuestrohen pasuritë.

    Përgjigju
  • mergimtari: 18/11/2023 08:00

    Lufta kunder krimit te organizuar ,vertet eshte thelluar por,vazhdimsia eshte ajo qe mund ta minimizoj ate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?