Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko gjatë ceremonisë së martesës

VIP & Spektakël
Top 24

Nga balerinat gjysmë të zhveshura e deri tek qingji i pjekur, momentet më pikante nga dasma e Elita Rudit dhe Gjikos (Video)

22 Shtator 2018, 12:44| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 12:56

  • Share

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë prej dy vitesh të lidhur dhe vetëm mbrëmjen e kaluar i dhanë fund beqarisë. Në një nga resortet më luksoze në Prishtinë, dyshja e njohur ju betuan njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme. Mirëpo para se të fillonte ceremonia u përhap lajmi ‘i keq’ se çifti nuk lejoi praninë e asnjë mediaje në ceremoni dhe menduam se gjithçka do të mbetej private.

Por u gabuam! Kjo pasi të ftuarit e shumtë, familjarët dhe personazhet VIP, kanë postuar herë pas here foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale duke na bërë ehde ne të ndihemi pjesë e ceremonisë.

Babai i Elitës e shoqëroi moderatorin drejt altarit, dhe çiftin e celebroi kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, por më e veçantë ka qenë “PO”-ja e reperit. Ndryshe nga një “Po” e thatë dhe e zakonshme Gjiko tha: “Hell mother fucker Yes”. Ajo që bëri xhiron e rrjetit ishte videoja e të sapomartuarve të cilët shkëmbyen puthjen e zjarrtë dhe nuk shkëputeshin dot nga njëri-tjetri. Sigurisht që s’mund  të mungonin fishekzjarret dhe atmosfera e ndezur.

Të gjithë të ftuarit u dëfryen deri në orët e para të mëngjesit nën ritmet e këngëve të ndryshme si “Si Bugatti” e Gjikos e deri tek këngët nga më të ndryshme popullore dhe tallava. Madje Ermal Fejzullahu kërceu edhe me gotë mbi kokë.  Torta e zgjedhur nga dyshja e njohur të jepte përshtypjen e një ëngjëlli me krahë.

Një nga momentet më të veçanta ishte edhe prania e dy bellydancers të cilat me barkuan e zbuluar kërcyen për Gjikon i cili e shijoi performancën i ulur në karrige dhe duke pirë puro. Më pas kërcimtaret performuan edhe për babain e dhëndrit. Kjo dasmë kishte me të vërtetë shumë gjëra të veçanta dhe u shijua në maksimum nga të gjithë të ftuarit të cilët e kanë treguar këtë gjë edhe me postime të shumta në rrjetet sociale. Një nga momentet më epike ishte kur u shfaq reperi Asdren Gjikolli me një qingj të tërë të pjekur përpara, së bashku me këngëtarin Gjergj Leka. 

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?