Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se e shoqja e tij, Liri Berisha, ka punuar për 14 vjet vullnetare, duke ndihmuar fëmijët autikë.
Baze ka publikuar një foto të bashkëshortes së Sali Berishës krah Rezart Taçit, ish-biznesmenit të naftës që privatizoi ARMO-n gjatë qeverisjes Berisha.
Teksa i kujton Berishës, marrëdhënien e së shoqes me Rezart Taçin, që shfaqej në çdo eveniment publik të Liri Berishës krah kësaj të fundit, gazetari shkruan se Liri Berisha duhet të pranojë "nëse e ka gënjyer Taçi që nuk i ka dhënë ndonjë lek ose nuk i ka treguar burrit të saj lekët".
“Që Lirisë, ti quhet punë vullnetare shfaqja përditë në krah të një oligarku që privatizoi gjithë industrinë e naftës, me ndihmën e burrit të saj, duhet të pranojmë që ose e ka gënjyer Rezarti e nuk i ka dhënë ndonjë lek, ose nuk i ka treguar lekët burrit”-shkruan Baze.
Por çfarë tha Berisha që solli reagimin e Bazes?
"Nuk mund të pranonit kurrë që Sali Berisha, njeriu që kishte luftuar më shumë se kushdo tjetër në jetën e tij, korrupsionin në këtë vend, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushtetit, si i rrezikshëm për korrupsionin e tij. Që Liri Berisha e cila kishte 14 vite që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim, çdo ditë e çdo natë me fëmijë autikë", u shpreh Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij ku ndodhet nën masë sigurie arrtest shtëpie për aferën Partizani.
Në vitin 2012, raportohej se Rezart Taçi bleu për 100 mijë euro një pikturë të Orion Shimës, paratë e të cilave do shkonin në fondacionin e bashkëshortes së kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.
Po vullnetare ka punuar e shoqja: 3000-5000 lek një seancë për një fëmijë me autizëm. Lekët e ndihmës që marin nga shteti familjarët ja dërgojnë Për (bamirësi së shoqes).
PërgjigjuSali Berisha eshte njeri i jashtezakonshem.Ai e din qe ka ne krah qe e mbeshtesin,njerzit me te korruptuar te ish qeverise se tij,nje tufe servilash dhe nje kope budallenjesh,qe i shkojne pas.Populli e njeh Saliun dhe Lirien.Populli njeh edhe femijet etyre.Ata nuk kane lene gje pa bere,sepse ishin gjykatesit,prokuroret dhe policet e tij.Te gjithe ndjekesit e tij jane anti amerikan,por populli eshte 95% pro amerikan.Por Don Kishoti Berisha eshte ,thjeshte nje i mbytur qe kerkon te shpetoje.
Përgjigju