Napoli fitoi 0-3 me Spezian për javën e 21-të në Serie A, duke vijuar të mbajë distancën nga ndjekësit në krye të Serie A. Pjesë e napoletanëve është edhe Amir Rrahmani, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës. Ish-futbollisti i Partizanit është pranë titullit kampion në Serie A, duke pasur një rritje të konsiderueshme në futbollin italian. Pas ndeshjes ai u shpeh i lumtur që Napoli nuk po pëson, kjo falë edhe formës së tij dhe Kim në qendër të mbrojtjes.
"Ne punojmë gjithë javën që të mos pësojmë gola dhe të fitojmë, por mendoj se lumturia nuk është vetëm për ne mbrojtësit, por për të gjithë ekipin, i cili e ka merituar mbrojtjen duke filluar nga sulmuesit.
Për Osimhen? Po, ai bëri gol të pabesueshme sepse arriti me kokë të kërcente më lart se portieri me duar.
Si komunikoni me Kimin? Ne flasim në japonisht, me shenja ( qesh).
Çfarë ndryshon mes të luajturit me të dhe Koulibaly? Të dy janë shumë të fortë. Por unë gjithmonë them që mund të jesh edhe i mirë si ekip, por nëse skuadra shkon keq zhdukesh. Për fat të mirë skuadra po ecën mirë.
Titulli? Ne e dimë që rruga është shumë e gjatë dhe shumë ndeshje dhe pikë mungojnë ende. Nëse vazhdojmë kështu, duke luajtur me mentalitetin e duhur, atëherë do të jetë shumë e lehtë", tha Rrahmani për DAZN.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Ndalni Napolin, kryesuesit e Serie A 3 gola në transfertë! Inter fiton me Milanin në derbi
S.Dh/ReportTv.al