Politikë

Nga batutat e Ramës te gafat ‘rekord‘ të Berishës, Report TV sjell momentet më ‘pikante‘ të fushatës elektorale (VIDEO)

13 Maj, 14:48| Përditesimi: 13 Maj, 15:05

  • Share

Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit nuk u shënua vetëm nga premtimet politike dhe takimet me qytetarët, por edhe nga një sërë memesh që "pushtuan" rrjetet sociale. Dy liderët kryesorë politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha, u kthyen në "protagonistë" të humorit online. 

Tashmë pas përfundimit të zgjedhjeve, Report TV sjell disa nga momentet më pikante që "shenjuan" muajin e fushatës elektorale, me Berishën që mban  "rekord" për gafat që u kthyen në meme. 

Një ndër më të përhapurat ishte kur thotë: "Do ta bëjmë dividentin 10%”, ndërkohë që një qytetar i përgjigjet duke i kujtuar se tashmë është 8%, apo memeja e famshme 'do e ngremë tavanin...e biznesit'.

Sigurisht, në fokus të humorit online u vunë edhe batutat e kryeministrit Rama.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: