Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit nuk u shënua vetëm nga premtimet politike dhe takimet me qytetarët, por edhe nga një sërë memesh që "pushtuan" rrjetet sociale. Dy liderët kryesorë politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha, u kthyen në "protagonistë" të humorit online.
Tashmë pas përfundimit të zgjedhjeve, Report TV sjell disa nga momentet më pikante që "shenjuan" muajin e fushatës elektorale, me Berishën që mban "rekord" për gafat që u kthyen në meme.
Një ndër më të përhapurat ishte kur thotë: "Do ta bëjmë dividentin 10%”, ndërkohë që një qytetar i përgjigjet duke i kujtuar se tashmë është 8%, apo memeja e famshme 'do e ngremë tavanin...e biznesit'.
Sigurisht, në fokus të humorit online u vunë edhe batutat e kryeministrit Rama.
Komente
