Procesi i verifikimit dhe seleksionimit të kandidatëve të Partisë Demokratike përfshin vetëm nivelet e ulëta dhe periferike, ndërsa kupola drejtuese e partisë, përfshirë edhe rrethin e besuar të kryetarit Lulzim Basha, është përjashtuar qëllimisht, duke e shpëtuar kësisoj edhe nga deklarimi i pasurisë si dhe detyrimi për t'iu përgjigjur dhjetëra pyetjeve të sikletshme që përmban formularin i figurës dhe integritetit. Hileja dhe operimi me dy standarde mban firmën e Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit, të cilët në vendimin për fazat e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD, mes rreshtave, kanë parashikuar se nuk do t'i nënshtrohen verifikimit personat që kanë përfaqësuar PD si deputetë apo kryebashkiakë gjatë 10 viteve të fundit.
Një ditë pas zbulimit të hiles, Shqiptarja.com sjell edhe listën e plotë të përfaqësuesve të PD që shpëtojnë nga deklarimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe testimi në anëtarësi. Pjesë e listës janë kryetari i partisë Lulzim Basha, i ndjekur nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, i cili ende nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të pranojë të bëhet pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 2021. Nga ky vendim janë favorizuar dhe përfshirë në këtë grup edhe rrethi pranë Bashës si: Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Bardh Spahia, Aldo Bumçi, Genc Pollo, Oerd Bylykbashi etj.
Nuk do të verifikohen dhe as nuk do të plotësojë formularin edhe një grup figurash të PD, të cilët ishin deputetë deri në vitin 2017, por që nuk u përfshirë nga Basha në listën fituese në zgjedhjet e 2017. Konkretisht përfshihen Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Igli Cara, Arbjola Halimi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu etj., të cilët kërkuan dorëheqjen e Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 2017. Hileja në këtë vendim favorizon edhe kryebashkiakët e PD deri në vitin 2019, si: Xhelal Mziu, Fiqiri Ismaili, Fran Frrokaj etj., por edhe kryebashkiakët e periudhës 2011-2015. Kjo lëvizja e qëllimshme ngre dyshime të forta mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD.
Emrat që shpëtojnë nga deklarimi i pasurisë, plotësimi i formularit dhe verifikimit në PD
Lulzim Basha
Sali Berisha
Orjola Pampuri
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Bardh Spahia
Aldo Bumçi
Lindita Metaliaj
Andon Frrokaj
Flamur Noka
Isuf Çela
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxhalli
Klevis Balliu
Tritan Shehu
Enkelejd Alibeaj
Genc Pollo
Luan Baci
Astrit Veliaj
Endri Hasa
Edmond Spaho
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Bedri Hoxha
Roland Keta
Sherefedin Shehu
Eduard Halimi
Igli Cara
Arben Imami
Arbjola Halimi
Eduard Selami
Luan Duzha
Kosma Dashi
Bedri Mihaj
Gjergji Papa
Ridvan Bode
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda
Mhill Fufi
Genc Ruli
Gjovalin Bzhetaj
Helidon Bushati
Jozefina Topalli
Irma Kopliku
Florion Mima
Gerti Bogdani
Asllan Dogjani
Kastriot Islami
Keltis Kruja
Majlinda Bregu
Myqerem Tafaj
Xhelal Mziu
Fiqiri Ismaili
Fran Frrokaj
Eduart Kapri
Bashkim Shehu
Zef Hila
Bledjon Nallbati
Agron Kapllanaj
Nezir Rizvani
Përparim Shametaj
Besnik Dushaj
Arqile Deçka
Niko Shupuli
Basir Çupa
Agron Demushi
Ilir Pjetraj
Alfred Qafa
Beqir Arifaj
Hasan Halilaj
(Kliko këtu për të lexuar udhezimi për përzgjedhjen e kandidatëve)
Shfryni e mllefosuni sa te doni merini nga i pari deri tek i fundit, cdo fjale ju kthehet mbrapsht surratit, se i keni tuajet edhe nja 100 here me rrugeçer e mafjoze se keta, por te pakten daç ju pelqen daç jo, kjo eshte nje risi, eshte nje huazim si bejne partite demokratike ne europe, ky eshte nje proces qe po kopjohet prej tyre. Ky rilindasi juaj as ne enderr se con dot me mend kete proces, se ka gjushet, e avdulajt me shoke qe ja cojne listat e ju militantet bark thare shkoni votoni me vrap. Urime urime per mandatin e katert se kete te tretin e keni xhep mos cani b.th fare lodheni me bashen e kompani. Lerini ata se aty do rrine. Good luck
PërgjigjuTi duhet te jesh Lyli vete se s’ka mundesi. Kjo eshte nje farse!
Lul me keto kandidat as OJQ nuk behesh .Keto jane kandidatura qe as lagja vet nuk i voton.PD ka nevoje per kandidatura te niveli Brojka , Cikuli apo Serreqi por jo Noka Mziu me Balliun e Selianjon
PërgjigjuBo i ke rene pikes , keta te 4 ter me kryevagabondin Muli horri ne krye jane 4 fytyrat me te urryera te planetit.
Po si eshte e mundur qe ky nul mola te jete prap ne lista. Ky ne kukes as per qef nuk shkon me se i ka dale boja komplet beshte degjeneruar gjithandej. Me kte rrime vetem ca injorante nga kuksi dhe ndonje halabak hasi.
PërgjigjuPo hyri perseri ne parlament kryevagabondi j pd leshelis Flamur Herman Geringu dhe po hyri ne parlament manjaku seksual i bashkise kamze Xhelal mendjeziu atehere pd ja i ka te humbura zgjedhjet akoma pa hyre, aq urrejtje ka populli i Tiranes per keto dy monstra te pd leshelis.
PërgjigjuPse ju kishit medyshje se do fitoje pd-ja edhe pa keta...po si more te genjen e zeza se populli do votoj ata qe per vite e vite e vran vodhen tradhetuan trfikuan droguan i vodhen pronen...ata qe ben 2-prillin 1992 ne shkoder-1996-97-98-GERDECIN-21-janarin-hajdutet e floririt-e sa shum te tjera...jo keta po te gjith te rinj te jen sa te egzistoj sigla PD=mallkimi i shqiperis keto tridhjet vjet..as mos e mendo se do fitoj ndonjeher se te gjith jan salinj dhe salesha ne ate stan kriminelesh hajdutesh....
Akoma me Flamur Noken, agjent sekret I UDB, serbe. Njeriu me I neveritshem ne partine Demokratike
PërgjigjuMbasi te perfundoje procesi i dergimit te formulareve Bandave dhe grupeve kriminale nga OFL rradhen e kane politikanet , prandaj, nuk ka ndonje shqetesim nese kryesia e PD e ka perjashtuar kete liste per te mos plotesuar formularin e PD. Ky eshte nje vendim i zgjuar i Bashes qe po ndermer per reformimin e PD........ Antaresia e PD duke u ndihmuar edhe nga nderkombetaret BE dhe SHBA mbas perfundimit te zgjedhjeve 2021 do te jete e reformuar 100% dhe ajo lista me emrat e atyre qe i shpetojne deklarimit te pasurise , te figures dhe intergitetit nuk do te jene me pjese e poltikes Shqiptare se antaresia e PD do te kete bere luften e saj brenda PD per ti larguar nje here e pergjithmone.
PërgjigjuRrnofte Nard Noka kryeministri i duhur per Shqipnin figure e rralle dhe e denje.
PërgjigjuEshte krejt rrote ka***