Duhej të blinin pajisje për të ngritur laboratorin e sigurisë ushqimore pranë fermës së Universitetit Bujqësor në Kamëz, por në fakt blenë dy pajisje elektroshtëpiake me çmime shumë të lira. Një grirëse frutash dhe frigorifer ngrirës, çuan në pranga 4 zyrtarë nga Bujqësori në Kamëz.
ReportTv mëson se Ali Rasha, Drejtor i Qendrës didaktike të Fermës, vartësit e tij Ahmet Mejdani, Tahir Ballgjini dhe Rushit Suna, akuzohen për abuzim me paratë publike dhe manipulim të vlerave të pajisjeve nëpërmjet tenderit.
Ky grirës frutash njohur si (blender) është blerë me paratë e Universitetit për 276 mijë lekë ku në realitet ai kushton jo më tepër se 30 mijë lekë. Fryrja e çmimeve për pajisjet u konstatua edhe në blerjen e këtij frigoriferi që shihni në foto, që shtetit i ka kushtuar afro 109 mijë lekë kur në treg kushton 30 mijë lekë.
Hetuesët dyshojnë se këto pajisje janë marrë në dorëzim me fatura të manipuluara në krahasim me vlerën e tregut. Zyrtarët publikë sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, përcaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina.
Gjatë zbatimit të masave të arrestit një ditë më parë policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet të drejtorit të fermës që përdoret nga studentët e Bujqësorit, dhe 5 aparate celulare.
Të arrestuarit ditën e hënë pritet të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndërsa ky proces është nisur nga prokuroria pas denoncimit të magazinierit që ka refuzuar ti marrë pajisjet në dorëzim.
Të arrestuarit
- Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale
- Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë
- Rushit Suna, Specialist i sektorit të bujqësisë
- Ahmet Mejdani, Magazinier në magazinën qendrore të UBT
Mire qe fryne cmimin,por as te blene nuk dine?!Me tere ato mundesi financiare qe kishin mund te kishin blere nje frigorifer nga ata te fjales se fundit,te dixhitalizuarit, me dy kanata e sirtar poshte, qe prodhojne vete akull direkt per ne gote,jo kete te kohes se Hyqymetit!!!
PërgjigjuHahahahha hahaha bravo policia shtetit paska kapur nje mixer frutash ah pika qe si bie ksaj policie
PërgjigjuMO MINISTREN BALLUKU QË E ÇOI NJË KILOMOYËR 20 MILION EURO KUR DO E ARESTONI,,?????? APO PARTIA ESHTE E PA PREKSHME....
PërgjigjuMir shum boni që luftoni abuzimet por por pooor e mira do ishte që SHTETI apo Institucioni përkstës tmos merej vetemm blenderat e frigoriferët që jan thërrime para ABUZIMIT TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT apo tender e loteve të rrugve me nga 3 - 4 km gjatësi që kan kushtu aq sa bo 1 autostrad në Gjermani . Kshuqë niseni aty ku çahen thesët nga lekët e jo ke monedhat e hekrit.
PërgjigjuNuk është problemi se sa e madhe është vjedhja por përse jemi rracë hajdutësh! Këta kaq kishin në dorë kaq vodhën! Dikush është roje dhe vjedh çelsa, llampa e sqolla haleje dhe dikush tjetër vjedh tendera,troje,floririn e shtetit, gjithshka, mjafton që në dark të çojmë në shtëpi diçka të vjedhur nga ajo e përbashkëta,e shtetit,qoftë kjo dhe një tullë!