Nga bllokimi i zgjedhjeve te përfitimet financiare, Report tv zbardh propozimet e Kuvendit për Ligjin e Presidentit

13 Tetor 2020, 17:41| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 20:37

  • Share

Kuvendi e ka të qartë se në cilat kompetenca të Presidentit të Republikës do të ndërhyjë për të realizuar ligjin organik për Kreun e Shtetit. Në propozimin e bërë nga mazhoranca dhe përfaqësues të opozitës në Kuvend, është paraqitur nevoja për të përcaktuar mekanizma zhbllokues në mënyrë që presidenti i Republikës të mos bllokojë proceset zgjedhore, duke ju referuar kështu dekretit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit që nuk u zbatua nga KQZ.

Kuvendi kërkon të thjeshtëzojë dhe dispozitat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, një prej konflikteve Kuvend-Presidencë që mori përmasa të mëdha, për të cilin u shpreh edhe Komisioni i Venecias.

Në paragrafin 98 të opinionit të Venecias, thuhet se presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje në emërimet në Gjykatën  Kushtetuese, por ky Komision kërkoi që në të ardhmen skema e emërimeve të thjeshtëzohet, duke i dhënë të drejtën e emërimit të njëjtit institucion që ka emëruar fillimisht gjyqtarin që ka dorëzuar mandatin.

Ndër të tjera, grupi i punës kërkon që ligji organik të mund të bëjë një rregullim ligjor edhe për statusin e presidentit dhe familjarëve të tij pas përfundimit të mandatit.  Statusi pas mandatit përfshin privilegje të tjera që përfiton presidenti dhe familja e tij , si thirrja në evenimente të ndryshme, trajtimi financiar dhe protokollar, pika për të cilat sipas grupit të punës, duhet të ketë një rregullim ligjor.

Por përveç çështjeve të cilat synohen të rregullohen në një ligj të posaçëm për presidentin, grupi i punës në Kuvend ka evidentuar dhe problematika të tjera që kanë hasur institucione të ndryshme me  presidencën.

Rezulton se kompetencat e presidentit  dhe raporti i tij me pushtetet e tjera me natyrë kushtetuese, në kohë të ndryshme ka shfaqur problematika të cilat ose janë bërë pjesë e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese, ose priten të jenë pjesë e shqyrtimi i saj”, thuhet në propozimet.

Problematikat e hasura nga institucione të ndryshme (shqyrtuara nga grupi i punës):

Mosshqyrtimi i dekreteve për emërimin e ministrave

Mënyra e votëbesimit të Këshillit të Ministrave

Natyra e dekreteve të Presidentit për emërimin

Raporti i Presidentit me Kryeministrin/Ministrin e Mbrojtjes

Propozimet e kryeministrit për emërimin/shkarkimin e ministrave

Po ashtu, nuk janë lënë pa përmendur dhe situatat konfliktuale të hasura për:

Të drejtën e vetos

Emërimi i ambasadorëve

Emërimin e Drejtorit të SHISH

Emërimin të Kryetarit të Akademisë së Shkencave

Vlerësimin e kërkesave për shkarkimin e rektorëve

Në ligj mund të gjejnë rregullim edhe pjesët apo momentet problematike dhe ende të parregullta nga ligjet e tjera ende në fuqi, pa i prekur ato, por duke shtuar procedura dhe parashikime të tjera”, citohet në propozimet e deputetëve.

Kjo pjesë lidhet me atë çfarë Report tv raportoi një ditë më parë, se Kuvendi pritet të bëjë ndryshime thelbësore në disa ligje të tjera, si ai për dhënien e dekoratave dhe nënshtetësive nga presidenti i Republikës, kompetenca që sipas grupit të punës që po harton ligjin organik, po shfrytëzohen në mënyrë abuzive nga kreu aktual i shtetit Ilir Meta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 13/10/2020 18:12

    Mazhoranca alias Rilindja me ndryshimet e arnimet e ligjit per Presidentin nuk po ben gje tjeter vetem se po perpiqet te zgjase jeten KLANSEKTIT PS,PD,LSI sa te mundet me gjate. Asgje te re ne keto nderhyrje,propozime dhe aliazhe fallco te ketij KLANSEKTI TE DEGJENERUAR 30 VJEÇAR SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?