Kronikë

Nga bombat molotov tek gazi lotsjellës/ Ja si e pasqyruan mediat ndërkombëtare protestën e opozitës

16 Shkurt 2019, 17:44| Përditesimi: 16 Shkurt 2019, 21:28

  • Share

Protesta që u organizua këtë të shtunë nga opozita e bashkuar është pasqyruar dhe nga mediat ndërkombëtare. Ata shkruajnë se si mbështetësit e opozitës bllokuan kryqëzimet kryesorë të rrugëve në kryeqytet dhe hyrjen para godinës së institucionit të kryeministrisë.  Artikujt vënë theksin tek fakti se kjo protestë u mbajt pasi opozita kërkon rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore thirrje dhe retorikë kjo e artikualuar edhe më herët nga Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Kështu agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, në artikullin e shkruar me titull “Protestuesit shqiptarë tentojnë të hyjnë me forcë në ndërtesën e qeverisë” shkruan sesi mbështetësit e opozitës shqiptare tentuan të thyjenë kordonin policor këtë të shtunë duke hedhur benzinë dhe flakadanë.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare thyen një kordon policor të shtunën pasi hodhën bomba  benzine dhe flakadanë ndërsa  përpiqeshin të shkatërronin dyert e ndërtesës që strehon zyrën e Kryeministrit Edi Rama, në një protestë ku ata bën  thirrje që ai të largohej” transmeton Reuters.

.

 

 

Ndërkohë, prestigjozja “Washington post” shkruan se shumë mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë të shtunën në një protestë anti-qeveritare duke protestuar për atë që ata pretendojën se është një kabinet i korruptuar, jofunksional dhe jo efikas . Sipas prestigjiozes të lajmeve protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme .

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë të shtunën në një protestë anti-qeveritare që protestonin për atë që ata pretendojnë se është një kabinet i korruptuar dhe joefikas. Protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Protestuesit, duke hedhur fishekzjarre dhe objekte të tjera, shpërthyen nëpër radhët e policisë ndërsa po përpiqeshin të hynin në zyrën e Kryeministrit socialist Edi Rama. Ata shkatërruan derën kryesore të ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin e Tiranës dhe thyen një vepër arti në anën e ndërtesës, por nuk mundën të hynin brenda" transmeton Washington Post.

Ndërkohë lajmi për protestën e dhunshme u bë publik nga disa  media të tjera si edhe nga Euronews e cila transmetoi live protestën për disa orë të zgjatjes së saj. Në një artikull të shkruar Euroneës shkruan se mijëra protestuan zbarkuan nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar, në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ku një pjesë e protestuesve thyen një kordon policor duke hedhur bomba benzine e më pas u përpoqën të shkatërronin dyert e ndërtesës së godinës së institucionit kryeministror të vendit .

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?