Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen nga bordi i avionit, grupit të afganëve që erdhën mbrëmë në vendin tonë, e shoqëruar edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. 'Faleminderit që jeni këtu', i tha Yuri Kim afganëve, duke i garantuar mbështetjen. Ambsadorja nuk ka ngurruar t'i ndihmojë afganët, duke mbajtur edhe çantën e njërit prej tyre.
"Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t'ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t'ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu", u shpreh Yuri Kim.
Lajmi kryesor:
Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në duart e talebanëve
//ReportTv.al