Teksa u është përgjigjur komentuesve që kanë kritikuar ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç në një koncert në Korçë, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te Ballkani i Hapur. Sipas kryeministrit Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona dhe se duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e të gjithëve.
"Askush nuk të kërkon të harrosh asgjë, por e para mos ua bëj të tjerëve të këqiat që të kanë bërë ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre një muzikant vetëm pse flet gjuhën e tjetrit, sic bëjnë ata me ata që flasin gjuhën tonë dhe e dyta, Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona, prandaj s'kemi cfarë presim po duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e krejt fëmijëve tanë", shkruan Rama.
Komentuesit kanë hedhur akuza se kryeministri krahasoi Dua Lipën me Bregoviç, por Rama sqaroi paraditen e sotme se kjo nuk ka ndodhur dhe komentet sipas tij të kinse patriotëve nuk mund të vazhdojnë me histerinë e tyre fashiste në asnjë lloj gjuhe, as në serbisht dhe as në shqip, dhe se populli shqiptar nuk duhet të jetë kurrë shëmbëlltyrë e urrejtjes. Për kryeministrin Edi Rama janë njëlloj si serbët që shajnë Dua Lipën ashtu edhe shqiptarët që bënë pa fakte kriminel serb Bregoviçin. Një ditë më parë Rama i cilësoi debatet dhe akuzat ndaj Goran Bregoviçi i cili këndoi në Korçë, të nxitura nga politika qorre dhe 'zjarrnxitës mendjefikur' të Prishtinës e Tiranës. Shumë personazhe publikë bënë thirrje për braktisjen e koncertit të Bregoviç pasi e cilësuan atë si "anti-shqiptar" dhe frymëzues për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999, përmes këngës së tij “Kallashnikov”.
Replika e kryeministrit me qytetarin:
Komentuesi: Kryeministër nuk e di pse e bëre këtë për çfarë arsye me siguri ke ndonjë arsye të fortë qe ftove at shkaun ne Korçë por njo dije qe ne ne Kosov i kemi ende plaget e hapura Dhe diçka për Ballkanin e Hapur si mundemi ne kosovaret t'i harrojmë aq kollaj krimet e bera ne Kosovë nga kriminelet shkje ndoshta nuk u kon koha e duhur për këtë ndoshta u dasht me prit edhe disa vite ose disa dekada.
Rama: Askush nuk të kërkon të harrosh asgjë, por e para mos ua bëj të tjerëve të këqiat që të kanë bërë ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre një muzikant vetëm pse flet gjuhën e tjetrit, sic bëjnë ata me ata që flasin gjuhën tonë dhe e dyta, Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona, prandaj s'kemi cfarë presim po duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e krejt fëmijëve tanë!
Unë vetëm mundet ta them, shko në dreq të mallkuar së bashku me vucicin fashist ti je i shitur tek serbi
Përgjigju