Foto ilustruese

Nga buron dembelizmi dhe pse biologët e cilësojnë një sjellje natyrale të njeriut

1 Maj 2023, 12:51| Përditesimi: 1 Maj 2023, 12:52

  • Share

Ekspertët pretendojnë se dembelizmi nuk ekziston në realitet, dhe se “të marrësh kohën”tënde për të pushuar, është në fakt një zakon i shëndetshëm. Nuk ka manuale psikologjie që të përfshijnë fjalën “dembelizëm”. Me pak fjalë, ajo nuk përbën ndonjë një shqetësim. Atëherë çfarë është dembelizmi? A ka të bëjë me shtyrjen e kohës për të bërë diçka?

Apo me kryerjen shumë ngadalë të gjërave? Apo me heqjen dorë prej tyre? Në përgjithësi, dembelizmi përkufizohet si “ngurrimi për të kryer një veprimtari apo për të bërë njëpërpjekje, pavarësisht aftësisë për të vepruar ose u munduar”.

Pra kjo nënkupton dikë që “i ka mjetet, por nuk ka vullnetin”. Pra një njeri është dembel nëse motivimi i tij për të shmangur përpjekjen, fiton mbi nxitjen e kundërt për të bërë gjënë e duhur apo që pritet nga të tjerët. Biologët thonë se ky është një reagim absolutisht normal.

Tek e fundit, shumica e kafshëve kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke mos bërë asgjë në veçanti. Dhe ne njerëzit kemi evoluar për të shpenzuar sa më pak energji, dhe për t’u fokusuar tek shpërblimet e menjëhershme. Rrjedhimisht, çdo sjellje që nuk shpërblehet menjëherë, perceptohet si e padobishme nga truri ynë.

Kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë për t’u vënë në praktikë. Mekanizmat tanë psikologjikë për kënaqësinë e menjëhershme janë shumë më të vjetër, dhe kësisoj shumë më të fortë se sa ata që vendosim kur është e dobishme të vonojmë kënaqësinë. Një studim ndërkombëtar, ËIN 2020, zbuloi se rreth 1/3 e njerëzve të shëndetshëm nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi fizik. Prandaj dembelizmi është mbi të gjitha një problem vullneti. Disa shkencëtarë e kanë gjetur shkakun në tru, në neurotransmetuesin dopaminë, që ndikon tek motivimi për të vepruar.

Cilido që ngurron ose i mungon vullneti, ka një çekuilibër në normat e dopaminës në disa qarqe të trurit. Një grup studiuesish nga Universiteti Vanderbilt në Shtetet e Bashkuara, ka zbuluar se sasia e kësaj lënde kimike në 3 rajone të trurit përcakton nëse një person është plot iniciativa apo se kush i zvarrit gjërat që duhet të bëjë.

Studiuesit skanuan trurin e 25 vullnetarëve të rinj, dhe i testuan për të parë se sa të gatshëm ishin ata të punonin për një shpërblim në para. Ata zbuluan se njerëzit më punëtorë kishin sasi të larta dopamine në 2 zona të trurit (striatumin e majtë dhe korteksin parafrontalventromedial), që dihet se luajnë një rol të rëndësishëm tek shpërblimi dhe motivimi, dhe nivele të ulëta të dopaminës në insulën e përparme, rajoni ku perceptohet rreziku.

Për këtë arsye shkencëtarët arritën në përfundimin, se ndërsa disa njerëz përqendrohen më shumë në shpërblimin e madh që mund të marrin dhe i minimizojnë humbjet e mundshme (të energjisë dhe kohës), të tjerët janë më të kujdesshëm në marrjen në sy të një rreziku dhe shpenzimin e energjisë shtesë për një shpërblim të pamundur, por më të madh.

Dhe në fund këta të fundit duken më dembelë. Prandaj, ndonjëherë bëhet fjalë vetëm për vlerësime të pasakta dhe madje edhe mashtrime të aftësive njohëse. Për shembull, ne efillojmë një punë vonë, sepse sa më e largët të jetë e ardhmja, aq më shumë imagjinojmë se kemi kohë të lirë.

Ndër të tjera, siç e thekson psikologia izraelite Shiri Nusbaum, në këtë fushë nuk mësojmë kurrë nga gabimet:vazhdojmë të jemi optimistë për kohën që kemi në dispozicion. Studimet tregojnë se nëse i jepni një grupi njerëzish të zgjedhin se cilën të bëjnë të parën, midis një detyre të mërzitshme por të thjeshtë, dhe një detyre komplekse por interesante, ata vendosin të shtyjnë detyrën më të ndërlikuar, pa marrë parasysh se sa kohë do të kërkojë për ta përfunduar.

Nga dembelizmi? Jo, ata supozojnë se kanë kohë të mjaftueshme. Se ndoshta brenda një muaji, do të kenë më shumë kohë për të shkuar në palestër, apo për ta bërë atë punë, etj. Prandaj e shtyjnë vazhdimisht. Por mungesa e motivimit nuk është faktori i vetëm përgjegjës për sjelljen “dembele”. Shkaqet e kësaj mungese mund të jenë të shumta. Për shembull humbja e ndjenjës së vetë-efikasitetit (nuk jam i aftë të bëj asgjë!), që është besimi se nëse do të angazhonim mendjen (dhe trupin) për të bërë diçka, do të kishte një rezultat të mirë.

Për më tepër, ka njerëz që për ta bindur veten se mund të bëjnë diçka, kanë nevojë që të tjerët (anëtarë të familjes ose miq) të besojnë tek ata dhe nëse jo, nuk gjejnë motivim të mjaftueshëm të brendshëm. Me pak fjalë, njeriu, ashtu si të gjithë kafshët e tjera, ka nevojë për një veprim që sjell kënaqësi, në mënyrë që më pas të veprojë. Dhe shumë detyra që“rrezikohen nga përtacia” nuk ofrojnë një shpërblim, të paktën jo një kënaqësi të menjëhershme.

“Thelbi i gjithçkaje, është fakti se pa vetëvlerësim nuk mund të zhvillohet vetë–disiplina, e cila është ajo që na ndihmon për të arritur një qëllim. Prandaj nuk arrihet suksesi, gjë që do ta rriste vetëvlerësimin. Pra krijohet një rreth vicioz në të cilin mbetet vetëm të jesh dembel”– thotë psikiatri britanik Nil Barton, që studion në veçanti dukurinë e ataraksisë, apo indiferencën ndaj gjithçkaje.

Por ka edhe një faktor tjetër që duhet mbajtur parasysh, frika nga dështimi, pra frika se mos nuk keni forcë të mjaftueshme emocionale për të kapërcyer një disfatë. Kjo është tipike për njerëzit që janë të fiksuar për përsosmërisë. Dhe janë ata që priren të zvarritin më shumëpunët që duhet të kryejnë, dhe kësisoj duken dembelë.

Jo aq sepse mendojnë se nuk janë të aftë ta kryejnë atë detyrë, por sepse e dinë se ekziston mundësia e dështimit, dhe kjo mjafton për t’i bllokuar. “Ata i thonë vetes:Nuk është se kam dështuar, por nuk kam e provuar kurrë!”– thekson Barton.

Marrë me shkurtime nga Focus – Bota.al

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?