Kjo ngrehinë mund të ngjajë më shumë me një stallë, por aty banojnë një çift të moshuarish. Me mure të çara e pa minimumin e kushteve jetike, Skënder e Lefterije Çalladej, i ngrysin netët me frikën se banesa do t’u shembet, e do t’i zërë brenda.
Kjo ka shërbyer si streha e tyre për dekada, por gjendja u përkeqësua gjatë rrëshqitjeve të vazhdueshme të tokës. Goditjen e fundit, kësaj banese në fshatin Trepsenisht të Elbasanit, ia dha tërmeti i 26 nëntorit 2019. Shtëpia u shpall e pabanueshme, por çifti i të moshuarve nuk kishte ku të përplasej.
“Nga e keqja e madhe kemi ardhur prapë”- u shpreh i moshuari.
Që nga viti 2017, Skënderi dhe Lefterija të moshës 67-veçare, janë detyruar të jetojnë në një çadër që ua siguroi bashkia.
“Ne morëm një çadër që na e dha bashkia , prefektura dhe jetuam aty gjatë gjithë kohës, por tani është shumë ftohtë dhe u futëm te shtëpitë e vjetra.”
E vetmja mundësi të ardhurash, është pensioni i invaliditetit, ndërsa vajza e tyre jeton tek të afërmit. Dëshira e vetme e dy të moshurave është një strehë normale.
“Dua vetëm strehim, shteti të na ndihmoj.”
Për rastin, Report Tv u interesua në Bashkinë dhe prefekturën e Elbasanit, nga ku u informua se fondet për ndërtimin e një banese të re nuk janë akorduar ende. Kjo për shkak të mungesës së lejes së ndërtimi, pasi toka në zonë, është e rrëshqitshme.
E derisa ky ngërç të zgjidhet, çifti Çalladej, do të vazhdojë të banojë në këtë gërmadhë, me frikën se të nesërmen nuk do të gdhihen më.
Eh moj nene. Shyqyr qe je gjalle. Dhe ishalla sa ta marre vesh sulltani Ramigani mbase te japin no nje shpi.
Përgjigju