Moment nga ceremonia

Nga Daja te ish-futbollistët e Superligës, ndahen çmimet e më të mirëve në Kosovë! Nderohet edhe Duka

25 Dhjetor 2023, 11:09| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 11:13

  • Share

Trajneri nga Shqipëria Ilir Daja është shpallur më i miri në superligën e Kosovës për vitin 2023. Tiranasi e mori këtë çmim si për shpalljen kampion, por mbi të gjitha për kualfikimin për herë të dytë të skuadrës në Kupat e Europës. Jo më kot edhe edhe 6 nga 11 futbollistët e vitit ishin nga klubi i Ballkanit, ndërsa Lumbardh Dellova u shpall Topi i Artë.

Disa prej futbollistëve të vitit si Enea Koliqi, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi dhe Rron Broja kanë luajtur në Superligën shqiptare. Në ceremoni u nderua edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili mori një çmim për përzgjedhjen si zëvendës president i UEFA-s dhe arritjet e kombëtares shqiptare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?