Kultura

Nga ‘dasma myzeqare’ tek tradita e Lezhës, kremtohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Me një trashëgimi të pasur kulturore, historike dhe etnografike, Lezha u kthye në qendër të festimeve për "Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore".

Nxënës të shkollave të qytetit dhe fshatrave përreth, të veshur me costume popullore parakaluan në qytet dhe me dhane shfaqje artistike prane memorialit të Gjergj Kastriotit.

Ndersa Roskoveci u kthye në qendër të festës gjatë “Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, ku folklori u rikthye me gjithë hijeshinë e vet.

Sheshi “Memorial” u mbush me tinguj kaba, këngë dhe valle popullore, ndërsa dhjetëra të rinj u bënë protagoniste te shfaqjes  ‘dasma myzeqare’.

Oda myzeqare, ceremonia e pajes, përgatitja e bukës, stolisja e dhëndrit, dhe natyrisht vallja dyshe e burrave ndezi atmosferen me duartrokitje.

Kryebashkiakja Majlinda Bufi vuri në dukje risinë e këtij aktiviteti: si prezantimi e kostumografisë roskovecare.

Aktivitetet në Lezhë e Roskovec përpos ruajtjes së traditës e identitetit kombëtar shërbejnë dhe për promovimin e turizmit kulturor.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?