Nga Depay, Werner dhe Martial, synimet e Juventusit për sulmin! 'Zonja' ofron huazime, por klubet ngrenë supet

30 Korrik 2022, 14:07| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 14:44

  • Share

Juventus po kërkon me ngulm një sulmues, duke qenë se reparti ofensiv është i paplotë, pasi nuk ka gjetur marrëveshjen me Atletico Madrid për blerjen e Alvaro Morata-s. Në media po qarkullojnë disa emra, por më i përmenduri është Memphis Depay. Problemi për holandezin është se Barcelona nuk pranon huazimin, por vetëm blerjen përfundimtare, pasi ky është viti i fundit që ka nën kontratë holandezin. Nuk përjashtohet mundësia që Barcelona të tolerojë, duke parë mbipopullimin në sulm, por për momentin ka pak lëvizje.

Një emër tjetër me të cilin është lidhur Juventusi është Timo Werner. Gjermani dëshiron të largohet nga Chelsea dhe për këtë ka edhe pëlqimin e klubit anglez. Orët e fundit Juventusi shihet si një destinacion perfekt, por ‘zonja’ këmbëngul te formula e huazimit, që nuk pëlqehet shumë nga londinezët. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Leipzig që sipas Bild është skuadra pretendente për Werner, me gjermanin i cili është gati të ulë edhe pagën që të kthehet te ish-klubi.

Juventus sipas ‘Sky Italia’ pëlqen shumë edhe Anthony Martial, futbollistin e Manchester United i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sevillia. Mirëpo me ardhjen e trajnerit Ten Hag është thuajse e pamundur që francezi të lëvizë nga ‘Old Traford’. Nëse këta emra nuk realizon Juventus gjithashtu po monitoron edhe futbollistë që luajnë në Seria A

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?