Nga pamjet që tronditën botën, tek dëshmitë, Xhaçka nxjerr videon për të kujtuar eksodin e shqiptarëve drejt Italisë: Sot kanë krijuar një histori suksesi

6 Mars 2021, 10:24| Përditesimi: 6 Mars 2021, 10:59

  • Share

Ministrija e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë, të cilat tronditën botën mbarë.

Në videon e publikuar nga ministrja, janë edhe dëshmitë e disa prej shqiptarëve të cilët emigruan në vitet '90, dhe që sot në Itali kanë krijuar një histori suksesi. Ndër to është tenori i njohur Saimir Pirgu, i cili thekson se shkoi në Itali me ëndrrën për tu bërë tenor, dhe sot është duke xhiruar filmin Traviata.

Xhaçka thekson se ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit.

'Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit.'- shkruan Xhaçka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eksodi 1991: 06/03/2021 14:12

    Në Durrës jane bërë buste e memoriale pa kuptim, që si përkasin fare qytetit. Nuk është bërë akoma nje memorial per rinine e Durresit dhe te gjithë Shqipërise të larguar me eksodet.

    Përgjigju
  • Viva l'Italia!: 06/03/2021 12:29

    Ore,kush më thotë :..Anija Vlora,me gjithë Flotën Detare të Shqipërisë Socialiste, çfarë fundi ka pësuar??!!Ku janë?!Ku shkoi gjithë ajo Pasuri e Popullit Shqiptar?!Kush ka mbajtur e do mbajë përgjegjësi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?