Nga diletantizmi te kryeveprat historike! Helidon Gjergji i bën rezistencë internetit: Në merak për artin

4 Shkurt 2022, 18:55| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 19:05

  • Share

Në vazhdë të punëve me realitetin virtual, artisti i njohur Helidon Gjergji tenton të krijojë një dhomëz reflektimi rreth mbisundimit të teknologjisë në ambientet e Kryeministrisë.

 “Më ofruan që ekspozita të ishte më e madhe,  por unë doja diçka më modeste që të ishte edhe pak si dhoma ime. Dhoma e artistit… sepse hapësirat e tjera kanë ndërhyrje të ndryshme për evente etj., dhe doja ta mbaja pak më të mbrojtur”- u shpreh ai.

I shqetësuar, Gjergji vihet “Në kërkim të artit”, dhe shqyrton marrëdhënien që publiku ka vendosur me të, qoftë në procesin kreativ ashtu edhe në atë të perceptimit. Thumbimi ndaj diletantizmit, bëhet edhe duke përdor të njëjtat armë.

“Nuk është se dua të bëj rolin e moralistit, por ajo që nënvizioj dhe që kërkoj njëfarë ndërgjegjësimi me anë të ekspozitës, është tek baraspeshimi që vihet tek një vepër, që gjithsesi nuk është vepër arti, por mund ta quajmë picture, vizatim, apo fotografi për shkak të mediumit. Kur kjo vihet me të njëjtën peshë, me një vepër e cila njihet në historinë e artit si klasik apo edhe bashkëkohor, dhe ka vlera të pakontestueshme përsa i përket profesionistëve që e njohin por edhe publikut”.- u shpreh Gjergji.

Ndërsa, Google “bie” në kurthin e pyetjeve të artistit… Në krahë të Raffaellos, vendos një pikturë restoranti, si vepër madhështore. Ndërsa përbri “Ulërimës” së Edvard Munch, qëndron imazhi i manipuluar të një avokadoje. Vepra më e klikuar, që lë pas çdo kryevepër botërore është veza e famshme që sfidoi klikimet e Kylie Jenner.

“Një publik i përgjithshëm i shikon me të njëjtën peshë, dhe nuk është se do të reflektoj gjatë cila ka peshën më të madhe, por në mënyrë të pandërgjegjshme, e absorbon këtë situatë. Dhe pastaj kjo reflektohet edhe në edukimin e publikt dhe aty fillon shqetësimi i madh sa i përket artit- tha ai.

Shpresën për rivlerësim të procesit natyral kreativ, autori e koncepton me 5 fëmijë, të cilët i konsideron si bashkëautorë. Përkundrejt përgjigjes së ftohtë e skematike të internetit, për mënyrën se si duhet të vizatohet një mace,Ema, Era, Drini Alvi dhe Livia, krjijojnë në mungesë të internetit, 5 projekte të papritura edhe për vetë Gjergjin. 

“Dhe pavarësisht këtij sulmi që kemi nga internet, se e kemi në çdo moment, pavarësisht ka një rezistencë, këta fëmijë e demostruan në mënyrë shumë të bukur këtë lloj rezistence që tregon se vazhdon krijimtaria”- u shpreh ai.

Të pikturuarit me bojëra xhami në 6 punë ekzistuese të ekspozitës, që formojnë në formë pazëlli, një të vetme, është shprehi e këmbënguljes së autorit, për rikthim tek piktura tradicionale. E në atë rast, përmes rivlerësimit, pjesëzat e munguara të “Mona Lizës”, do të viheshin në vend.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?