Kryeministri Edi Rama nga Tropoja ka folur për fushatën e Partisë Demokratike duke thumbuar ata që e presin dhe shoqërojnë kryetarin e saj, Lulzim Bashën me makina. Rama thotë se nga një anë demokratët vënë kujën për çmimin e naftës, por udhëtojnë me makina të shtrenjta. Siç thotë se brenda atyre makinave janë menaxherët e basteve, me drejtorin në krye, tek ish-zyrtarë që bënë doganat e tatimet ‘përshesh’ dhe ish-shefa policie të stërkurroptuar.
‘’Erdhën këtu në Tropojë, a ju ka bërë përshtypje ato makinat sa të shtrenjta janë? Venë kujën për çmimin e naftës, por shih çfarë po i bëjnë naftës?
Ja u them unë kush janë brenda atyre makinave, janë ata që u janë turrur për të përsëritur të njëjtën gjë, brenda atyre makinave, janë ata që menaxhonin bastet. Që nga drejtori edhe një grup tjetër që janë bashkë me ata të basteve që duan me çdo kusht të rrëzojnë qeverinë dhe të hapin ato pikat në çdo qytet e katund. Të jap 1 më jep 2. Çdo fëmijë në ato makina, janë ata që i bënë doganat e tatimet përshesh, i duan prap. Aty janë ata shefa policie të stërkorruptuar, që i linin tek udhëkryqi me fara kungulli e luledielli policët. Ata janë aty brenda. Doni ti nxirrni nga makinat e t’i fusni në shtet? ‘’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Në PD problemi është te koka! Berisha s'bëri asgjë për Tropojën, i dha 11 diga HEC-esh! Luli si dhëndrri te ‘Zonja nga qyteti’, s’e di si quheni e ju thotë tropojsa
//ReportTv.al