Nga drejtorë, te këshilltarë dhe shoferë/ Gati rekrutimi i stafit të KLP-së (Struktura dhe pagat)

9 Mars 2019, 13:21| Përditesimi: 9 Mars 2019, 17:06

  • Share

Report Tv zbardh strukurën e re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pritet që brenda muajit mars të rekrutohet stafi prej 50 personash ku përfshihen sekretari përgjithshëm, drejtorë sektorësh, specialistë teknologjie, marëdhënie me publikun, shoferë dhe sanitare.

Burime për Report Tv nga KLP bëjnë me dije se stafi do të rekrutohet në bazë të konkursit. Kushtet që ata duhet të plotësojnë janë formulari i vetëdeklarimit për efekt dekriminalizimi si dhe të mos kenë kontakte me botën e krimit.

E gjithë struktura e KLP e cila në total bashkë me 11 anëtarët është 65 persona ka në dispozicion vetëm për pagat një fond prej 1.2 milion lekë.

Sipas dokumentacionit të siguruar nga Report Tv pagat në këtë institucion nisin nga 25-30 mijë lekë për sanitare e shoferë, deri në 250 mijë lekë për drejtuesin e saj z.Genti Ibrahimi.

Ndërkohë 11 anëtarët të cilët prej javësh kanë nisur nga puna kanë pagë prej 210 mijë lekësh të reja, ndërsa zv.kryetari i këtij institucioni paguhet 220 mijë lekë.

Ndër rekrutimet që do të bëhen për stafin e KLP-së janë sekretari i përgjithshëm, stafi i departamentit të shërbimeve ligjore, drejtoria e shërbimeve mbështetëse, drejtoria ekonomike dhe e burimeve njerzore si dhe drejtoria e mirëmbajties.

Në total gjatë aplikimit për buxhetin në parlament KLP kërkoi një staf prej 75 persona ndërsa numri u reduktua në 65 dhe aktualisht buxheti i detajuar ndodhet në ministrinë e financave për aprovim.

KLP pritet që në mbledhjen e rradhës që do të mbahet para datës 19 mars të marrë disa vendime të rëndësishme që lidhen me rekrutimin e stafit si dhe celjen e garës për kryeprokurorin e përgjithshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?