Këngëtari Ermal Meta, ish-futbollisti Lorik Cana dhe këngëtarja Dua Lipa

VIP & Spektakël

Nga Dua Lipa, Ermal Meta dhe Lorik Cana, heroi kombëtar Skënderbeu ‘mbledh’ yjet shqiptarë në Itali

13 Nëntor 2018, 22:49| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 22:58

  • Share

550-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu do të mbledhë shumë nga yjet e famshëm shqiptarë në shtetin fqinj, Itali. Vetë Tenori Ramë Lahaj ka dhënë këtë lajm me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se do të mblidhen të gjithë së bashku PËR Skëndebeun.

“Tok së bashku për Skënderbeun. Together for Skenderbeg. 19.11.2018! Teatro Argentina. Romë, Italy, 20:30h”,- shkruan tenori në postimin lajmërues të koncertit special.

Emrat që bëjnë pjesë në listën e performancave janë: Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli.

Postim i publikuar në Instastory nga Elhaida Dani

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?