Nga 'Dëgjo këngën time' të Parashqevi Simakut te 'A e din', artistët: Çdo gjë bëhet më e bukur kur vendos zemrën të parën! (VIDEO)

5 Prill 2020, 10:59| Përditesimi: 5 Prill 2020, 14:44

  • Share

Çdo gjë bëhet më e bukur kur vendos zemrën të parën! Ky është mesazhi i njerëzve të njohur, të cilët nëpërmjet mënyrave të ndryshme kanë zgjedhur të thonë me zë të lartë, se lufta ndaj koronavirus kërkoj kujdes personal, por edhe hapjen e zemrës për ata persona që nuk munden ta përballojnë të vetëm këtë luftë. 
Nëpërmjet zërit të tyre dhe këngëve të ikonave të muzikës shqiptare, artistët  kanë pëcjellë mesazhe solidariteti dhe sensibilizuese, ndërkohë që personazhe të njohura kanë përfaquar nismën 'Adopto një gjyshe'.

Ora 12:02
Muzika e këngës së njohur “Tingulli i heshtjes”, si rrallëherë në flaut dhe vibraphone nga dy artistë shqiptarë (VIDEO)

Muzika e këngës së njohur “Tingulli i heshtjes” së interpretuar për herë të parë në vitin 1964 nga dyshja amerikane Simon & Garfunkel, si rrallëherë vjen përmes artistëve shqiptare, Ina Kaccori Kraja në flaut dhe Edris Kraja në vibraphone.

Ora 11:54
'Mjekët në Shqipëri dhe Kosovë janë gjigantë', këngëtari që fitoi luftën me koronavirusin (VIDEO)

Muhamet Sejdiu, këngëtar nga Kosova, së bashku me bashkëshorten e tij ditë më parë rezultuan pozitiv me koronavirusin, ç'ka bëri që ata t'i drejtoheshin spitalit për shërbim. Gjithsesi tani ata rreshtohen krah atyre që e kanë fituar luftën ndaj këtij virusi vdjekjeprurës, ndërsa në një lidhje me 'skype' për 'Report TV' me gazetarin, Sejdiu sqaroi fillimisht se si e kuptoi që ishte me COVID-19:

"Të them të drejtën nuk e kam menduar se ishte korona, por një grip i zakonshëm. Unë u ktheva nga Gjermani dhe mendova mos ishte lodhje ose grip, por falë bashkëshortes ikëm duke bërë testin sepse ajo këmbënguli. Ishte një lajm i rëndë për ta marrë dhe për ta përjetuar,"-deklaroi fillimisht Sejdiu.

Me tëj këngëtari foli për shenjat që pati në fillim: "Ethe kam patur, por temperaturë jo shumë. Pas pesë ditëve që kam ndenjur në shtëpi shkova te mjeku dhe bëra komplet një terapi tjetër. Çdo ditë vija duke u bërë më i fortë. Ishte kënaqësi e madhe e mjekëve kur më thonin se po u bëja më mirë."

Sakaq mesazhi i këngëtarit për këtë situatë ishte: "Kini besim te zoti dhe mjekët. Se në Shqipëri dhe Kosovë janë gjigantë, heronj."

Në fund Muhameti këndoi edhe një këngë live, e cila i dedikoi situatës dhe me mesazhin që kjo luftë mund të fitohet.

Ora 11:47
“Rrëno për me tregue”, apeli i artistes përmes këngës, së frymëzuar nga At Zef Pllumi, Niki Mjeda: Duajeni jetën (VIDEO)

Këngëtarja Niki Mjeda bën apel që ta duam më shumë jetën përmes këngës së saj “Rrëno për me tregue”, e frymëzuar nga At Zef Pllumi dhe me tekst të Eriona Rushitit. Artistja më këtë këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin që do të zhvillohen në Sofje të Bullgarisë.  

Ora 11:43
Tenori Agim Hushi: Askush nuk duhet të lëndohet nga ky virus, qëndroni në shtëpi (VIDEO)

Tenori Agim Hushi nga Sideny i Australisë bën apel për më shumë kujdes gjatë këtyre ditëve, për vete, familjen edhe për të gjithë ata të moshuar, që padrejtësisht po humbasin jetën nga ky virus, që është përhapur pothuajse në mbarë botën.

Ora 11:33
Artisti shqiptar bën bashkë kornistët nga Ballkani, performojnë për më shumë buzëqeshje (VIDEO)

Artisti Ilir Kodhima, organizator i Festivalit Albanian Brass Festival ka bërë bashkë kornistët nga gjithë Ballkani. Në këtë situatë të vështirë që po kalon mbarë bota artistët sjellin një performancë me tinguj, plotë gjallëri për më shumë buzëqeshje.

Ora 11:25
Rokeri i njohur këndon cover-in e këngës “Baby i’m gonna leave” të Zeppelin (VIDEO)

Edhe rokeri i njohur shqiptar Eugent Bushpepa ka thyer heshtjen gjatë këtij vetizolimi të gjatë për shkak të COVID-19. Këngëtari ka zgjedhur për të interpretuar cover-in e këngës “Baby i’m gonna leave you” të Led Zeppelin. 

Ora 11:19
Mario Deda & bend i tij sjellin “Nuk jam vetëm”, Xhoi këndon këngën e njohur (VIDEO)

Kënga e radhës që Mario Deda dhe bendi i tij kanë zgjedhur për të sjellë live nga karantina kësaj here është “Nuk jam vetëm”. Përmes një videomesazhi artistët bashkë me këngëtaren Xhoi Bejko këndojnë këngën.

Ora 11:14
'Respekte për heronjtë që i kemi pagu pak!', Vesa Luma dhe Big Basta fjalë të ndjera nën tingujt e muzikës së Justin Timberlake (VIDEO0

Të vetëkarantinuar ashtu si një pjesë e madhe e njerëzve që po përpiqen t'i shpëtojnë kthetrave të koronavirus, por edhe për të mbrojtur të dashurit e tyre, çifti i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta i kanë dedikuar disa vargje virusit vdekjeprurës Covid-19. Nën tingujt e këngës së Justin Timberlake, ata kanë thurur edhe disa vargje që i konsiderojnë të dhimshme, por reale për situatën që bota po përjeton sot. 

 

Ora 11:09
'A e din', Lind Islami dhe Venera Lumani interpretojnë nga karantina këngën dedikuar dashurisë (VIDEO)

Lind Islami dhe Venera Lumani, së bashku me një grup instrumentistësh kanë interpretuar nga shtëpia një nga hitet e tyre më të suksesshme, dedikuar dashurisë: 'A e din sa'.

Ora 11:06
Në karantinë me Rilindasit , Bora dhe Kroni interpretojnë 'Zogu dhe djali' të Naim Frashërit (VIDEO)

Bora dhe Kroni, dy fëmijët e këngëtares Orgesa Zaimi kanë qenë mjaft aktivë gjatë ditëve të tyre të karantinimit. Krahas mesazhe të ndryshme që ata kanë dhënë për moshatarët e tyre nëpërmjet videove që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale, dy të vegjlit e kanë 'shfrytëzuar' periudhën e karantinimit për tu njohur më mirë edhe me letërsinë shqipe. Ata kanë interpretuar poezinë 'Djali dhe zogu' të një prej figurave më të njohura të Rilindjes, Naim Frashërit.

Ora 11:04
Gazetari i bashkohet nismës 'Adopto një gjyshe': Kur vendos zemrën të parën, çdo gjë bëhet më e bukur (VIDEO)

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, 'Adopto një gjyshe'. Kësaj here iu bashkua edhe gazetari Eraldo Rexho. Ai e ndan këtë eksperiencë në rrjetet sociale dhe thotë se kjo nismë ia bëri ditën më të bukur.
"Adopto një gjyshe", ishte ftesa më e bukur që mund të merrja për të dalë nga shtëpia këtë javë. Gjyshërit.. në veçanti gjyshet, janë pjesa më e bukur në jetën e të gjithë atyre që kanë mundur t'i jetojnë, t'i kenë pranë. Dhe sot, me gjyshet e mia në mendje shkova për t'i vizituar dhe për t'i thënë 3 prej nonave më fantastike në Tiranë (Hurme, Bajame, Meliha) se nuk janë vetëm. Faleminderit Bashkia Tiranë dhe Anisa Ruseti që më kujtuat edhe një herë se kir vendos zemrën të parën çdo gjë bëhet më e bukur.",shprehet gazetari.

Ora 11:02
'Me zërin tim një mesazh te ty përçoj', Wendi Mancaku interpreton 'Dëgjoma këngën' të Parashqevi Simakut (VIDEO)

Ashtu sikurse është bërë zakon artistët nga shtëpitë e tyre kanë sjellë këngë të ndryshme për të dhënë shpresë për ditë më të mira, në një kohë kur bota po përballet me Covid-19. 
Wendi Mancaku, këngëtarja e re shumë premtuese ka sjellë së bashku me një grup instrumentistësh, live 'Dëgjoma këngën', të Parashqevi Simakut, një këngë që është bërë 'kolonë zanore' e jetës së të rinjve.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?